Telashe të reja për Netanyahun. Publikohet një foto e tij me Arnaud Mimran, i akuzuar si ideator i një skeme mashtrimi prej 282 milionë eurosh

Postuar në 27 Mars, 2016 06:10

Një foto e publikuar në faqen online “Mediapart” ku paraqitet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një biznesmen gebreo-francez, Arnaud Mimran, ka prodhuar një akuzë të re për kreun e qeverisë në Telaviv. Lajmi është riprodhuar nga e përditshmja “Haaretz”, e cila nënvizon se Mimran është një person që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë mashtruar BE-në në shifrat e 282 milionë eurove.

Fotoja është e vitit 2003 dhe është realizuar në Monte Carlo, kohë kur Netanyahu ishte ministër i Financave. Akuza që ngrihet është se Mimran i ka huazuar zyrtarit izraelit një apartament në bulevardin “Victor Hugo” në Paris. “Haaretz” i ka shtuar kësaj akuze edhe një tjetër, atë se Mimran ka kontribuuar me fonde për partinë “Likud”, ku bën pjesë Netanyahu, bashkë me disa favorizime personale për kryeministrin izraelit. Të gjitha kanë ndodhur sipas gazetës ndërkohë kur biznesmeni francez kishte nisur të akuzohej dhe kur që në vitin 2000 ishte gjobitur  në SHBA me 1.2 milionë dollarë. Netanyahu i ka hedhur poshtë si qesharake akuzat, duke vlerësuar se në kohën e takimit me Mimran, ky i fundit nuk ishte i akuzuar dhe se Netanyahu ishte qytetar privat.

Mirëpo biznesmeni konsiderohet si një nga njerëzit kryesor në atë që njihet si mashtrimi me emetimin e karbonit, si pasojë e të cilit gjykohet se janë shkaktuar dëme në miliarda euro. Mimran akuzohet se përdorte kompani për të mbledhur rimbursimin e TVSH-së nga Franca për lejet e emetimit të karbonit që ai i kishte blerë nga vende që nuk vilnin TVSH për to. Mashtrimi ngrihej mbi shfrytëzimin e diferencave në atë sesi vendet e industrializuara inkuarjonin reduktimin e gazrave. 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.710974

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.