Blloku Bota
Europa anti-islame: Italia deporton imamin që nuk betohet mbi Kushtetutë. Thirrja politike: “Një Gjermani për gjermanët”
Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar sot një hapësirë historisë së një 33 vjeçari maroken, Fagrouk Hmidane. Ky i fundit ka refuzuar që të betohet mbi Kushtetutën italiane për të marrë nënshtesinë dhe kaq ka mjaftuar që autoritetet ta largojnë nga vendi. Hmidane ishte në Itali që në vitin 1998 dhe iu bashkua të atit dhe vëllait që punonin në Treviso. Të integruar në jetën e qytetit, i vëllai inxhinier, edhe Fagrouk u shkollua në Institutin Teknik dhe nisi punë si elektriçist.
Kreu i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë: Nënë Tereza ishte vllahe
Vatikani kreu shenjtërimin për t’i dhënë një vend asaj që e sheh si misionaren e vet. Kurse në Ballkan ka nisur komedia për origjinën e Nënë Terezës. Nuk është vetëm politika që përflet vlera të kësaj natyre, por edh të ashtuquajturat Akademi Shkencash që janë me bollëk në rajonin tonë.
Kreu i Akademisë maqedonase Taki Fiti ka deklaruar se Nënë Tereza nuk është shqiptare, por një vllahe etnike e Maqedonisë.
Sipas Fiti, babai i Nënë Terezës, Nikola Bojadzi ishte një vllah etnik i Maqedonisë, kurse e ëma ishte e lindur në Shkup nga prindër të përzierë vllaho shqiptarë.
Korea e Veriut kryen testin e pestë bërthamor
Korea e Veriut ka kryer dje testin e pestë bërthamor të vetin. Fuqia shpërthyese e ishte e vogël: 10 kilotonë, që është 5 kilotonë më pak sesa bomba e Hiroshimës.
Shtëpia e Bardhë në ShBA ka reaguar duke paralajmëruar pasoja të rënda. Këtij qëndrimi formalisht i janë bashkuar edhe Rusia me Kinën, ndërkohë që të gjitha vendet fqinje po kryejnë verifikime nëse ka rrjedhje radioaktive.
Media zyrtare koreanoveriore ka deklaruar suksesin e testit, që pason një testim të dështuar në janar ku Pheniani pretendonte se shpërtheu një bombë me hidrogjen.
Demarkacioni me Malin e Zi, qeveria e Kosovës: Nuk pranojmë asnjë kushtëzim. Do të argumentojmë qëndrimin tonë
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar sot nga mbledhja e qeverisë se për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të pranohen kushtëzime nga askush. Ai ka sqaruar se heqja nga rendi i ditës i saj është bërë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve fizike ndaj deputetëve të ndryshëm, duke shtuar se qeveria do të nisë një fushatë takimesh dhe konsultimi për të sqaruar dhe argumentuar qëndrimin e saj.
Ministri turk jep intervistë mandej urdhëron konfiskimin e saj
Qeveria turke nuk pushon së bëri surpriza ndaj europianëve. Përtej deklarimeve që kanë bërë bujë, qeveria turke po ndërmerr edhe disa akte që cilësohen si të papranueshme për standardin europian.
Hungaria kërkon integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE: Kërcënon sigurinë tonë
Hungaria shfaqet si avokate e integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm i saj, Peter Szijjarto, deklaroi gjatë punimeve të forumit Bled Strategic, se destabilizimi i Ballkanit Perëndimor kërcënon sigurinë e Hungarisë.
Për t’i dhënë përgjigje këtij eventualiteti që sipas ministrit hungarez kërcënon me një valë të re migratore, ai ka sugjeruar përshpejtim të anëtarësimit të vendeve të këtij rajoni në BE.
Obama cakton gjykatësin e parë federal mysliman
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka emëruar dje të parin gjykatës federal mysliman në historinë e vendit. Abid Qureshi është gjykatësi që do të shërbejë në Distriktin e Columbias.
Thirrje për vrasjen e shiitëve, kristianëve dhe hebrejve nga Xhamia e Shenjtë në Mekë
Pavarësisht politikës predikimi fetar mbetet problematik dhe nxjerr zbuluar ndasitë thelbësore në botën islame. Nëse Imami i al –Azhar deklaroi pak ditë më parë nga Grozni se Salafizmi nuk bën pjesë në sunizëm, dje një nga imamët kryesorë të Arabisë Saudite bënte thirrje në faljen e tij për vrasjen e shiitëve, hipokritëve, kristianëve dhe hebrejve.
Falja dhe predikimi i imamit u transmetuan live në kanalin televiziv egjiptian Al-Qahera Wal Na dhe ato u bënë nga Masjid al- Ḥarām, njohur si Xhamia e Shenjtë, që ndodhet në Qabe, në qytetin e Mekës.
“Rruga e Mëndafshit”/Kina, faktor i ri gjeopolitik në Europë
Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i kushton një shkrim të gjatë projektit kinez të “Rrugës së Mëndafshit”. Duke nisur me të dhënat fillestare për të dhe me vlerësimin e gjeopolitikës që ajo krijon, shkrimi përfundon me një shqetësim konstant të gjermanëve për këtë dalje të re të Kinës në Europë: “Është faji ynë që Europa nuk flet me një zë”, citohet në mbyllje të shkrimit kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Europa nuk entuziazmon më, por pa Europën nuk ka zgjidhje”
Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë, i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle” pas punimeve të Forumit Ambrosetti ku Letta bën pjesë. Ai jep disa komente mbi situatën në Itali, një vend që konsiderohet si një minë me sahat në BE, për shkak të problemeve ekonomike dhe financiare që ka. Sipas Lettës Italia duhet të ulë shpenzimet publike dhe taksat.