Hungaria kërkon integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE: Kërcënon sigurinë tonë

Postuar në 07 Shtator, 2016 13:55

Hungaria shfaqet si avokate e integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm i saj, Peter Szijjarto, deklaroi gjatë punimeve të forumit Bled Strategic, se destabilizimi i Ballkanit Perëndimor kërcënon sigurinë e Hungarisë.
Për t’i dhënë përgjigje këtij eventualiteti që sipas ministrit hungarez kërcënon me një valë të re migratore, ai ka sugjeruar përshpejtim të anëtarësimit të vendeve të këtij rajoni në BE.

“Konfliktet kufitare, rritja e ekstremizmit fetar dhe e kërcënimit të terrorizmit në rajonin fqinj në Juglindje të Europës, nuk përjashton një tjetër valë migratore. Kjo është arsyeja pse destabiliteti në Ballkanin Perëndimor është rrezik serioz për sigurinë e Hungarisë...Mali i Zi duhet të anëtarësohet në BE pas pranimit të suksesshëm në NATO. Po kështu BE-ja duhet të hapë bisedimet për pranimin e Maqedonisë”, tha ministri hungarez.

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=09&dd=07&nav_id=99128

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.