Ministri turk jep intervistë mandej urdhëron konfiskimin e saj
Qeveria turke nuk pushon së bëri surpriza ndaj europianëve. Përtej deklarimeve që kanë bërë bujë, qeveria turke po ndërmerr edhe disa akte që cilësohen si të papranueshme për standardin europian.
Kështu një intervistë e ministrit turk për Rininë dhe Sportet, Akif Çaðatay Kiliç, dhënë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle” është konfiskuar nga autoritetet turke menjëherë sapo ka përfunduar.
Moderatori Michel Friedman deklaroi se temat e intervistës që u dha për “Conflict Zone” ishin diskutuar paraprakisht dhe ishin rakorduar me ministrinë.
“Friedman i shtroi pyetje ministrit lidhur me puçin e dështuar në korrik, arrestimet masive që pasuan si dhe për gjendjen e vështirë të shtypit në Turqi e pozitën e gruas në shoqërinë turke. Ministrit Kiliç gjatë intervistës iu kërkua edhe që të sqarojë disa citate të presidentit Erdogan lidhur me këto tema”, raporton “DW”. Por sapo ministri u largua, zëdhënësi i shtypit hyri në studio dhe kërkoi mostransmetimin e saj.
“Menjëherë pas intervistës ministri u nda prej moderatorit Michel Friedman. Pasi ai u largua nga dhoma, zëdhënësi i tij i shtypit papritur kërkoi, që DË të mos e transmetojë këtë intervistë. Pasi Friedman dhe kolegia e redaksisë së tij protestuan kundër kësaj kërkese materiali televiziv i regjistruar u konfiskua prej punonjësve të Ministrisë turke për Rininë dhe Sportet. Ekipit të DW-së iu bë e qartë, që nuk lejohen të largohen nga ministria pa e dorëzuar materialin filmik”, vijon raportimin DW.
Më pas protestat dhe mbështetja e qeverisë gjermane për agjencinë, por sidoqoftë ky mbetet një rast unik, ku mesa duket ministri indirekt pranon se ka thënë gjëra që nuk duheshin thënë. Konfiskimi mandej është një sjellje prej gangsteri që nuk i bën nder kujt.
http://www.dw.com/sq/autoritetet-turke-konsifkojnë-intervistën-televizive-të-dw/a-19532759
Add new comment