Blloku Bota

Treni i kthyer mbrapsht, Serbia e cilëson çështje të sigurisë kombëtare

Postuar në 15 Janar, 2017 12:00

Pas incidentit me trenin e ndaluar në Rashkë, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ndërtesën e ushtrisë. 

Mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”, një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte”, raporton “Koha Ditore”. 

Ligj për ndalimin e “islamit radikal” në Austri

Postuar në 15 Janar, 2017 10:50

Kreu i ekstremit të djathtë në Austri, Heinz-Christian Strachan, bëri thirrje për të nxjerrë një ligj që do të ndalojë "Islamin fashist" dhe simbolet myslimane. Ky ligj do të jetë i ngjashëm me atë që ndalon simbolet naziste, duke argumentuar se Islami kërcënon të zhbëjë shoqërinë evropiane.Është e nevojshme që Austria të ketë një ligj që do të ndalojë Islamin fashist"-tha Strachan a para mijëra përkrahësve të partisë së tij në Salzburg.

Trump 44%, Obama 83%, Bush 61%

Postuar në 15 Janar, 2017 00:00

Sipas sondazhit Gallup, vetëm 44% e amerikanëve kanë opinion pozitiv për Donald Trump-in, një javë para inagurimit të tij si president. Ndërsa 51% kanë opinion negativ për të.

Krahasimisht, një javë para inagurimit të Obamës si president, 83% e amerikanëve kishin opinion pozitiv për të, dhe vetëm 12% kishin opinion negativ.

Ndërsa për George W. Bush-in, një javë para inagurimit të tij si president, 61% e amerikanëve kishin opinion pozitiv për të, dhe vetëm 25% kishin opinion negativ.

Shuplakë Obamës, Kremlini fton Trump në bisedimet e paqes për Sirinë

Postuar në 14 Janar, 2017 17:42

Kremlini zyrtarizon vullnetin për një marrëdhënie të re me Shtëpinë e Bardhë, sapo prej kësaj të jetë larguar edhe fizikisht Barack Obama. Shenjë e qartë në këtë drejtim është ftesa që Rusia i ka drejtuar ekipit tranzitor të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Sirinë në Astana. Gazeta “The Washington Post” raporton se ftesa është bërë përmes një telefonate të datës 28 dhjetor që ambasadori rus në SHBA, Sergey Kislyak ka zhvlluar me këshilltarin për Sigurinë që është caktuar nga Trump, Michael Flyn.

Fotolajm/Shtatore për Walker në Reçak

Postuar në 14 Janar, 2017 13:36

"Në Reçak të Shtimes, një ditë para përvjetorit të masakrës së në këtë fshat, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit William Walker". Kështu raporton "Koha Ditore" që shton se Walker ka qenë vetë prezent në ceremomi. 

“Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, tha ai. 

Orban kufizon me ligj veprimtarinë e OJQ-ve të George Soros

Postuar në 14 Janar, 2017 09:48

Kryeministri hungarez tha të premten se do të kufizojë me ligj veprimtarinë e organizatave joqeveritare në Hungari, shumë prej të cilave i akuzon se  synojnë të ndikojnë në  jetën politike të vendit. Budapesti ka akuzuar shpesh miliarderin George Soros për ndërhyrje në punët e brendshme përmes organizatave joqeveritare.

Javën e fundit qeveria hungareze  shpalli të padëshirueshme organizatat joqeveritare Transparency International dhe Komitetin e Helsinkit, të cilat kanë publikuar raporte kritike ndaj trajtimit që Hungaria po u bën emigrantëve.

Drejt një Republike "personale" të Erdogan

Postuar në 13 Janar, 2017 11:37

Parlamenti turk ka votuar së fundmi amendamentet kushtetuese që i japin fuqi të reja presidentit të vendit. 
Detyrat e presidentit, kërkesat për të qenë kandidat për president dhe kufizimet e parlamentit për të ushtruar mbikëqyrje, të gjitha janë votuar duke hapur rrugën që Turqia të kthehet gati në një Republikë Personale e Reccep Tayyip Erdogan, të paktën siç raporton Hurriyet. 

Beogradi zyrtar: Lirimi i Haradinajt i influencuar nga BE-ja

Postuar në 13 Janar, 2017 11:03

Lirimi i Ramush Haradinajt, ndonëse me kusht, ka vënë në lëvizje drejtuesit politikë serbë. Mediat bëjnë me dije se kryeministri i vendit Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar një mbledhje të posaçme të qeverisë për “të marrë një vendim” rreth kësaj çështjeje. Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë ende, por duket se Serbia po lëviz drejt adoptimit të kartës Haradinaj dhe kartës së krimeve, si kushtëzim për negocimet me BE-në dhe dialogun me Kosovën.

Komedia elektorale në ShBA – Hapet hetim për FBI-në dhe drejtorin Comey

Postuar në 12 Janar, 2017 21:11

Departamenti i Drejtësisë në ShBA deklaroi sot përmes Inspektorit të Përgjithshëm, Michael Horowitz, se do të nisë një hetim për veprimet e FBI-së dhe drejtorit të saj James Comey gjatë zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i Comey për të rihapur hetimet për çështjen e e-maileve 11 ditë para zgjedhjeve ndërkohë që ai në korrik cilësoi se Clinton nuk do të ngarkohet me akuza, shihet me dyshim. 

Shteti kundër shtetit – shërbimet amerikane, partnerëve në Izrael: Trump nuk është i besueshëm

Postuar në 12 Janar, 2017 19:09

Mediat izraelite raportojnë sot për një zhvillim që mund të prekë marrëdhniet mes Izraelit dhe SHBA-së. Gazeta “Haaretz” referon raportimet e një gazetari investigativ, Ronen Bergman, sipas të cilit komunittei i shërbimeve sekrete amerikane, ka paralajmëruar shërbimet izraelite që të mos ndajnë informacione të klasifikuara me shërbimet e administratës Trump pasi ato mund të rrjedhin drejt Rusisë dhe Iranit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota