Drejt një Republike "personale" të Erdogan

Postuar në 13 Janar, 2017 11:37

Parlamenti turk ka votuar së fundmi amendamentet kushtetuese që i japin fuqi të reja presidentit të vendit. 
Detyrat e presidentit, kërkesat për të qenë kandidat për president dhe kufizimet e parlamentit për të ushtruar mbikëqyrje, të gjitha janë votuar duke hapur rrugën që Turqia të kthehet gati në një Republikë Personale e Reccep Tayyip Erdogan, të paktën siç raporton Hurriyet. 

Ngjan shumë e çuditshme sesi parlamenti ka miratuar amendamentin që i redukton atij të drejtat për të marrë dhe kontrolluar informacione. Parlamenti reduktohet në një trupë që kërkon informacione, mban mbledhje të përgjithshme për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me aktivitetet shtetërore. 

Amendamenti më i diskutueshëm është Neni 8 që parashikon përkufizimin e detyrave dhe autoritetit të presidentit. Sipas këtij neni të gjithë fuqitë ekzekutive që i përkasin kryeministrit dhe qeverisë i transferohen presidentit, i cili ruan të drejtën për të mbajtur lidhje me partinë e vet dhe do të zgjidhet nga populli. 
Neni u miratua me 340 vota pro dhe 135 kundër. 

http://www.hurriyetdailynews.com/turkish-parliament-approves-articles-tr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.