Blloku Bota

Të pathënat e “Pranverës Arabe” dhe ndryshimet në 2017

Postuar në 03 Janar, 2017 18:12

Kryengritjet arabe, të cilat Perëndimi i përcaktoi si  "Pranvera Arabe" për shumë arsye mund të mos kenë dhënë rezultatet e pritura në përmirësimin e kushteve ekonomike, politike dhe sociale të këtyre popujve. Por sqaruan shumë aspekte të turbullta që lidhen me strukturat dhe politikat e sistemit ndërkombëtar që u formuan në Lindjen e Mesme pas në vitin 1918 dhe  të themeluara zyrtarisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Hitleri ka filluar të shitet mirë në Gjermani

Postuar në 03 Janar, 2017 17:38

Hitleri ka nisur të shitet mirë në Gjermani. Aq sa edhe rrjeti BBC i ka lënë hapësirë kësaj prirjeje të lexuesit gjerman që sinjalizon simpatinë për të djathtën ekstreme.m

Gardh kufitar edhe me Kanadanë?

Postuar në 03 Janar, 2017 15:23

Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij.

Bëmë gabim që njohëm Maqedoninë me emrin e saj

Postuar në 02 Janar, 2017 18:45

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka dhënë një intervistë agjencisë “Beta” përmes së cilës ka sqaruar disa drejtime të politikës së jashtme serbe në Ballkan. Ai ka folur për marrëdhëniet me Kosovën, me të cilën tha se duhet një zgjidhje permanente. Po kështu Daçiç ka komentuar zhvillimet në Kroaci, me rritjen e rolit të së djathtës dhe provokimet me natyrë historike.

ISIS merr përsipër sulmin e përgjakshëm në Stamboll (Video)

Postuar në 02 Janar, 2017 10:56

Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në klubin Reina të Stambollit, ku mbetën të vrarë  39 persona dhe u plagosën 64 të tjerë. Shteti Islamik e quan autorin e masakrës si një ushtar të kalifatit. Autoritetet kanë arritur në përfundimin se autori është një i ri  rreth 25 vjecc, ndërsa fakti që nuk fliste mirë turqisht hedh dyshime se origjina e tij mund të jetë Kyrgyzstani ose Uzbekistan. Më herët kurdët e PKK e kishin bërë të qartë se nuk kishin asnjë lidhje me sulmin.

Pamjet e sulmit në Stamboll

Postuar në 01 Janar, 2017 15:56

Europa e 2017 përballë dilemave elektorale dhe nacionalizmit

Postuar në 01 Janar, 2017 13:34

Në vitin 2017 shumë qytetarë ë të BE-së do të thirren për të marrë vendime në lidhje me udhëheqjen e vendit dhe do të japin verdiktin e tyre para kutisë së votimit. New York Times shkruan se ky do të jetë një vit për nerva të forta politike. http://www.nytimes.com/2016/12/05/world/europe/europe-election-populism-germany-france-italy.html?_r=1

George Michael mund të jetë vetëvrarë (Foto)

Postuar në 01 Janar, 2017 11:35

Teksa autopsia e parë nuk dha të dhëna për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të njohur George Michael, miku i tij i ngushtë Fadi Fawaz ka shokuar me një deklaratë të postuar në rrjetet sociale se George ka kryer vetëvrasje.

Mesazhe dhe luftë nervash(jo vetëm) në lidershipin e ShBA-së

Postuar në 01 Janar, 2017 10:53

Një lëvizje simbolike nga tre senatorë republikanë paralajmëron se presidenca e Donald Trump nuk do të jetë e lehtë. Sidomos nëse ajo parashikon marrëdhënie të reja dhe kompromise me Rusinë. Senatori Jon McCain, një nga kundërshtarët kryesorë të Trump, drejtues i Komitetit për Forcat e Armatosura, ka kaluar natën e ndërrimit të viteve me trupat ukrainase. Ai ka postuar foto të veta në shoqërinë e dy senatorëve të tjerë, Lindsay Graham dhe Amy Klobuchar, me ushtarë ukrainas në fshatin Shyrokine.

Sulm në ndërrimin e viteve në Stamboll: 39 të vrarë

Postuar në 01 Janar, 2017 10:21

Turqia e ka pritur vitin e ri 2017 me një ngjarje të rëndë. Një person ka vrarë i vetëm 39 njerëz në një lokal nate shumë popullor në Stamboll - Reina – mes të cilëve 15 ishin të huaj.
Të plagosurit arrijnë në 65, ndërkohë që sipas disa raportimeve agresori vrau paraprakisht një polic dhe një roje përpara se të hynte në lokal. Ai ishte i armatosur me kallashnikovë dhe ia ka dalë të realizojë aktin, ndonëse 10 ditë më parë shërbimet sekrete amerikane kishin njoftuar se një sulm do të ndodhte.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota