Ligj për ndalimin e “islamit radikal” në Austri

Postuar në 15 Janar, 2017 10:50

Kreu i ekstremit të djathtë në Austri, Heinz-Christian Strachan, bëri thirrje për të nxjerrë një ligj që do të ndalojë "Islamin fashist" dhe simbolet myslimane. Ky ligj do të jetë i ngjashëm me atë që ndalon simbolet naziste, duke argumentuar se Islami kërcënon të zhbëjë shoqërinë evropiane.Është e nevojshme që Austria të ketë një ligj që do të ndalojë Islamin fashist"-tha Strachan a para mijëra përkrahësve të partisë së tij në Salzburg.

"Le t’i japim fund politikës së islamizimit , sepse përndryshe ne austriakët, ne evropianët, do të kemi një fund të dhunshëm"- shtoi ai duke komentuar mbi politikën e ndjekur nga koalicioni qeverisës.Një zëdhënës i partisë i cili u pyet më pas për të dhënë sqarime rreth komenteve të Strachan tha se një projekt-ligj për të ndaluar elementet ekstreme të islamit do të jetë i ngjashëm me ligjin e futur në Austri, pas Luftës së Dytë Botërore që nxori jashtë ligjit Partinë Nacional Socialiste dhe simbolet naziste.

Mesazhi FPO anti-myslimane rezonon në përgjithësi me një përqindje jo të vogël të elektoratit në Austri. Kandidati i ekstremit të djathtë për president, Norbert Hofer, u mund mundi në balotazhin presidencial muajin e kaluar, por mori 47% të votave. Në Austri jetojnë rreth 600,000 muslimanë, disa prej të cilave arritën gjatë krizës së refugjatëve në BE. Partia e  ekstremit të djathtë FPO, ka kohë që kërkon ndalimin e grave muslimane të mbulojnë fytyrat e tyre me burka.

http://www.protothema.gr/world/article/645440/austria-apagoreusi-tou-isl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.