Blloku Bota
Korea e Veriut i befason të gjithë, nxjerr në paradë dy raketa të panjohura
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar surprizën që kreu koreanoverior Kim Jong un u ka rezervuar të gjithë e me ditë e paradës së madhe. Në ditën e Diellit, ushtria koreane ka shfaqur dy lloje te reja raketash, të panjohura për katalogët ushtarakë. Dy raketa të reja që flasin për kapacitete të tjera nga ato që mendohej, njëra prej tyre me lëshim nga nëndetëset. Shfaqja është bërë në kontekstin e një krize të re me ShBA, ndërkohë që nuk përjashtohet më një goditje ushtarake ndaj Phenianit.
Tensioni me Korenë e Veriut, Kina: Dialog, përpara se të hyjmë në një fazë të pamenaxhueshme
Kina ka bërë thirrje që tensioni lidhur me Korenë e Veriut të ndalet përpara se situata të arrijë në një fazë të pamenaxhueshme. Agjencia “Reuters” shkruan se shqetësimet për lëvizjet dhe seriozitetin e administratës amerikane janë rritur që nga goditja që u ndërmor në Siri, ku pas një sulmi me armë kimike, SHBA-të qëlluan mbi një bazë ajrore siriane. Po kështu përdorimi në Afganistan i bombës më të madhe jobërthamore nga SHBA i jep zë tjetër angazimit amerikan që është konkret në rastin e Koresë së Veriut me dislokimin e një flote ushtarake pranë këtij vendi.
"Liderë", të huaj që argëtohen dhe një shoqëri pa busull
Çfarë ka mbetur sot nga Alexis Tsipras? Kryeministri i të majtës ekstreme(!), i cili erdhi me premtimin kundër projekteve ekonomike të të djathtëve të Antonis Samaras, kundër konçesioneve, privatizmeve, kundër kursimit dhe sot ndodhet në pozitën e atij që i promovon ato? Ka mbetur me siguri mësimi se ata që premtojnë çdo gjë, janë ata që të braktisin të parët edhe kur kanë me vete forcën për të qëndruar, siç është rasti i Tsipras. I cili me një votë referendare nuk ja doli dot të thotë atë që premtonte.
Serbi/Vuçiç protestuesve: Marshoni sa më gjatë të mundeni!
Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Aleksandër Vuçic po përballet me protesta në Beograd. Një pjesë njerëzish nuk po pranojnë dot që Vuçiç do të jetë sërish qendra e politikës serbe edhe për katër vjet si president pas qëndrimit në detyrë si kryeministër. Një karrierë e shkuar fjollë, ndonëse problemet në këtë vend nuk mungojnë. Mirëpo Vuçiç ngjan i qetë kur dje ka deklaruar se uron që njerëzit të marshojnë sa më gjatë të jetë e mundur. Mjafton që kjo të jetë paqësore, ka shtuar ai.
Amerikanët lëshojnë superbombën në Afganistan
Vetëm disa ditë pas bombardimeve me raketa Tomahok ndaj bazës siriane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë sërish fuqinë e tyre ushtarake. Amerikanët lëshuan një bombë të jashtëzakonshme në pozicionet e Shtetit Islamik në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit. Lajmi bëhet i ditur nga Haretz, që raporton se bëhet fjalë për të ashtuquajturën MOAB, e njohur si “nëna e të gjitha bombave”, më e fuqishmja në kategorinë e bombave jobërthamore.
Assad: Sulmi me armë kimike, 100% fabrikim
Në një intervistë të parë pas sulmit me armë kimike në Idlib, presidenti sirian Bashar al -Assad ka deklaruar se bëhet fjalë për një fabrikim të plotë. Ai ka shtuar se arsenali luftarak kimik i Sirisë i është dorëzuar amerikanëve vite më parë, të cilët sipas tij drejtuan oepracionin e transportit dhe shkatërrimit të tyre.
Eksperimenti i rrëzimit të diktatorëve, i dështuar
Politika e Jashtme amerikane e këtyre dy dekadave ndodhet nën një sulm të vazhdueshëm argumentesh që kanë autorsëinë e Kremlinit zyrtar. Goditja e Serbisë në vitin 1999 po përdoret në vijimësi nga Rusia si pika kulmore e kërcënimit të rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore nga veprimet e njëanshme dhe jashtë mandatit të OKB-së. Duke bashkuar këtë qasje me krizën e reagimit të SHBA-së në Siri, ministri I Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk ka munguar të kthejë konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në një moment leksioni.
Raportime se Korea e Veriut përgatitet për testin e gjashtë bërthamor që nga viti 2006
Mediat ndërkombëtare po raporojnë se Korea e Veriut është e vendosur të riafimrojë forcën e saj me një test të ri bërthamor. I gjashti që nga viti 2006 dhe që mendohet të kryhet në poligonin e Punggye – ri. Kjo është kundërpërgjigja që kreu Korean, Kim Jong – un ka zgjedhur ndaj angazhimit ushtarak të SHBA-së, presidenti i të cilave Donald Trump, nuk ka përjashtuar edhe një ndërhyrje për rrëzimin e regjimit.
Armët kimike të Sirisë në “analogji” me refuzimin nga Hitleri të përdorimit të gazit sarin
Përdorimi i armëve kimike së fundmi në Siri, po trajtohet nga mediat në Perëndim si vepër e presidentit të vendit, Bashar al Assad. Krahasimi i zakonshëm që bëhet në rastet kur “i keqi del në sipërfaqe” është i thjeshtë: Adolf Hitleri. Mirëpo gazeta “Ëashington Post” sjell në vëmendje një fakt historik: Hitleri refuzoi të përdorte gaz sarin në front, ndonëse përdori gaz për asgjësimin e miliona hebrejve. Arsyeja e kësaj sjelljeje është e pazbërthyer.
Takim mes deputetëve rusë dhe europarlamentarëve në Serbi
Anëtarë të Parlamentit Europian dhe deputetë të Rusisë mund të zhvillojnë një takim të përbashkët në Serbi. Të paktën kjo raportohet nga agjencia serbe e lajmeve që referon media ruse. Takimi është propozuar nga Jiri Mastalka, zv.kryetar I Komitetit të PE-së mër marrëdhëniet me Rusinë. Ideja ka qenë që takimi të zhvillohet në një vend neutral dhe si i tillë konsiderohet Serbia. Në themel të nismës qëndron nevoja për të diskutuar për çështjet kyçe përfshirë shkëmbim përvojash në luftën kundër terrorizmit.