Blloku Bota
Portalet, problem i përgjithshëm. Ndryshime ligjore edhe në Maqedoni. Në vëmendje: Përgjegjësia
Shumimi i portaleve duket se nuk shihet si problem vetëm në Shqipëri. Dhe kjo duket në uniformitetin e ndryshimeve ligjore që po synohen të adoptphen për eliminimin e disa shfaqjeve që janë kthyer realisht të padëshirueshme. Në Maqedoni këto ditë janë prezantuar ndryshimet ligjore nga Agjencia e Mediave dhe ato parashikojnë legalizim të stafit, prezantim të tij në faqe, kërkohet definimi më i qartë i termit “portale të internetit”.
Orban vs Soros/Ligji i ri për arsimin synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore
Qeveria hungareze e Viktor Orban po vepron me instrumente ligjore për të mbyllur Universitetin e Europës Qendrore(Central European University), i mirënjohur tashmë dhe i themeluar që nga viti 1990. Universiteti është themeluar nga miliarderi George Soros dhe ka aktualisht 14 000 studentë nga 117 vende të ndryshme. Drejtuesi i tij është Michael Ignatieff, një intelektual dhe studiues nga Kanadaja, i njohur edhe ky në plan ndërkombëtar. Sipas tij ligji që ka propozuar qeveria e Orban diskriminon posaçërisht universitetin për shkak të financimit të tij nga Soros.
Britania në "pazar" me BE-në, Skocia “firmos” pavarësinë
"Gjithçka është në tryezë". Me këto fjalë e ka përshkruar ambasadorja e Britanisë në Athinë, rithemelimin e një marrëdhënie të re mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Ajo theksoi se qeveria britanike do të synojë të arrijë një marrëveshje të re me Bllokun për lëvizjen migrimin dhe tregëtinë e lirë. Sipas saj, prrioriteti kryesor është mbrojtja e qytetarëve britanikë dhe evropianë, pasi pothuajse 3 milion qytetarë evropianë jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, ndërsa 1.5 milionë britanikë jetojnë në shtetet anëtare të BE
Sallata amerikane/Trump tani vlerëson BE-në dhe rrugën e Serbisë në të. Mattis pro ushtrisë kosovare, DASH kundër
Mediat serbe njoftojnë sot se presidenti amerikan Donald Trump i ka nisur një letër falënderimi kryemsinitrit Aleksander Vuçic. Trump falënderon Vuçiç për mesazhin e urimit me rastin e zgjedhjes dhe thekson si arritje për Serbinë, “përpjekjet e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Po kështu në mënyrë paradoksale, në letrën e tij Trump thekson vlerat e përbashkëta të SHBA dhe Serbisë që sipas tij gjejnë shprehje në marrëdhëniet dypalëshe dhe në mbështetjen e dhënë për Serbinë në anëtarësimin në BE.
Chomsky: Trump mund të inskenojë sulme terroriste për të rritur mbështetjen
Pas rënies së ligjit të kujdesit shëndetësor dhe popullaritetit në ulje të presidentit Trump në sondazhet e fundit, akademiku i krahut të majtë dhe intelektuali Noam Chomsky është duke bërë thirrje për vigjilencë ndaj "flamurit të rremë" për sulme të mundshme terroriste që sipas tij mund të propagandohen për të mbështetur presidentin dhe nismat e tij për të hequr amerikanët të drejtave të tyre kushtetuese.
Sipas Chomsky, pasi votuesit do të shohin se premtimet e tij janë "një kala rëre," Trump do të shkojnë në masa ekstreme për të mbledhur mbështetje.
Kongresi amerikan u lejon ISP-ve të shpërndajnë të dhëna pa miratimin e përdoruesve
Një hap mbrapa në ruajtjen e privatësisë online. Kështu cilësohet ndërhyrja që bëri së fundmi Kongresi amerikan për shfuqizimin e një ligji të administratës Obama që u kërkonte ISP-ve – pra transmetuesve të internetit - që të merrnn konsensusin e përdoruesve përpara se të ndanin me palë të treta historikun e kërkimit prej tyre në internet. Mbështetësit e kësaj nisme thonë se kjo do të rrisë konkurencën, pasi dihet se gjurma e kërkimit në internet lidhet me interesat e përdoruesit, punën dhe prirjet e tij, duke krijuar një profil i cili optimizohet mandej për qëllime të ofertës online.
Rivali i Vuçiç në zgjedhjet presidenciale: Kosova nuk është pjesë e Serbisë
Gazeta “Zëri” në Kosovë pubklikon sot një intervistë me kandidatin për president të Serbisë, Nenad Çanak. Ai shfaqet me disa teza ndryshe në krahasim me ato të rivalëve të vet, kryesisht të kryeministrit aktual Aleksander Vuçiç, që e cilëson një politikan pragmatist.
Çanak thotë se nëse zgjidhet ai do të ndërmarrë ndryshimin e Kushtetutës dhe nxjerrjen e Kosovës prej saj, pasi siç shprehet ai “Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.
Përballë Gjermanisë(BE) me laps në dorë – intervista e “pazakontë” e ministrit të Jashtëm polak
Duket se me Poloninë Europa, e sidomos Bashkimi Europian, po njeh një problem serioz. Një vend katolik, me histori kyçe në zemër të kontinentit, me kontribute në kulturë dhe histori, Polonia sot po sheh larg vijave të BE-së, larg predikimit të moralit të tij. Shembulli më i qartë në këtë drejtim është, ndër të tjerë, edhe ministri i Jashtëm Witold Waszczykowski , doktor shkencash në histori, i cili dikur deklaroi se Polonia rrezikon të zhduket në miksimin e kulturave dhe të racave për t’u bërë pjesë e një “bote çiklistësh dhe vegjetarianësh”.
Mali i Zi në paradhomën e NATO-s
Ratifikimi i traktatit për pranimin e Malit të Zi në aleancë tejkaloi një pengesë procedurale të hënën në senatin amerikan, i cili do të mblidhet për një votim përfundimtar më vonë gjatë kësaj jave. Miratimi i traktatit kërkon dy të tretat e votave në senat dhe pas kësaj presidenti mund të ratifikojë atë.
Pas Brexit, Farage gjen punë për CalExit – shkëputjen e Kalifornisë
Nigel Farage, pomovuesi dhe predikusesi i Brexit, ka gjetur punë sërish në fushën e tij të suksesshme. CalExit quhet lëvizja për shkëputjen e Kalifornisë nga SHBA dhe ndarje në dy shtete: bregu që do të dominohet nga liberalët dhe hinterland, që mendohet të jetë më konservativ. CalExit mori 3 milionë vota në zgjedhjet e fundit dhe Farage, një profesionist I retorikës seçesioniste, është punësuar nga republikanët Scott Baugh dhe Gerry Gunster me synim mbledhjen e parave për fushatën dhe firmave për legjitimimin e propozimit në zgjedhjet e vitit 2018.