Britania në "pazar" me BE-në, Skocia “firmos” pavarësinë

Postuar në 30 Mars, 2017 21:23

"Gjithçka është në tryezë". Me këto fjalë e ka përshkruar  ambasadorja e Britanisë në Athinë, rithemelimin e një marrëdhënie të re mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Ajo theksoi se qeveria britanike do të synojë të arrijë një marrëveshje të re me Bllokun për lëvizjen migrimin dhe tregëtinë e lirë. Sipas saj, prrioriteti kryesor është mbrojtja e qytetarëve britanikë dhe evropianë, pasi pothuajse 3 milion qytetarë evropianë jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, ndërsa 1.5 milionë britanikë  jetojnë në shtetet anëtare të BE

"Pas daljes sonë me siguri do të ketë një sistem i ri sa i përket migrimit në Mbretërinë e Bashkuar, por ne gjithmonë do të mirëpresim qytetarë të talentuar evropianë të cilët kontribuojnë në jetën ekonomike dhe sociale të  vendit"-theksoi Smith. Ambasadorja britanike solli në  vëmendje "kërcënimin" e kryeministres Tereza Mei se në qoftë se këto dy marrëveshje paralele nuk arrihen, atëherë tërheqja e Britanisë së Madhe do të jetë një proces i papërshtatshëm për të dyja palët.

Tërheqja britanike nga Bashkimi Evropian shkaktoi një kërkesë të kahershme të popullit të Skocisë (dhe Irlandës së Veriut) për pavarësi të plotë nga Anglia dhe Mbretëria e Bashkuar. Pak ditë më parë, kryeministrja e Skocisë, Nicola Stertzeon siguroi votën e parlamentit skocez, ndërsa  sot më 30 mars ka paraqitur dhe zyrtarisht  kërkesën parlamentit britanik.

http://www.protothema.gr/world/article/667079/presvis-vretanias-stin-athina-mazi-me-to-brexit-theloume-kai-sumfonia-eleutherou-eboriou-allios/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.