Rivali i Vuçiç në zgjedhjet presidenciale: Kosova nuk është pjesë e Serbisë
Gazeta “Zëri” në Kosovë pubklikon sot një intervistë me kandidatin për president të Serbisë, Nenad Çanak. Ai shfaqet me disa teza ndryshe në krahasim me ato të rivalëve të vet, kryesisht të kryeministrit aktual Aleksander Vuçiç, që e cilëson një politikan pragmatist.
Çanak thotë se nëse zgjidhet ai do të ndërmarrë ndryshimin e Kushtetutës dhe nxjerrjen e Kosovës prej saj, pasi siç shprehet ai “Kosova nuk është pjesë e Serbisë”.
Ajo u humb për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe sepse Serbia humbi luftën në vitin 1999. Sipas tij është e rëndësishme që realiteti të asimilohet si fakt objektiv nga të gjithë në Serbi dhe të mos vijohet me ushqimin e zakonshëm mito-ideologjik. Çanak deklaron se është pro autonomisë së Vojvodinës, Shumadies dhe Sanxhakut, duke propozuar edhe një samit rajonal të presidentëve dhe kryeministrave për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.
http://zeri.info/aktuale/136836/canak-kosova-s-eshte-e-serbise/
Add new comment