Serbi/Vuçiç protestuesve: Marshoni sa më gjatë të mundeni!
Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Aleksandër Vuçic po përballet me protesta në Beograd. Një pjesë njerëzish nuk po pranojnë dot që Vuçiç do të jetë sërish qendra e politikës serbe edhe për katër vjet si president pas qëndrimit në detyrë si kryeministër. Një karrierë e shkuar fjollë, ndonëse problemet në këtë vend nuk mungojnë. Mirëpo Vuçiç ngjan i qetë kur dje ka deklaruar se uron që njerëzit të marshojnë sa më gjatë të jetë e mundur. Mjafton që kjo të jetë paqësore, ka shtuar ai. Protesta mbahet nën moton “Kundër Diktaturës”, ndonëse Vuçiç ka marrëdhënie të mira dhe vlerësohet në Perëndim. Po kështu zgjedhjet në Serbi u zhvilluan pa probleme dhe rezultati pritej. Thjesht pakënaqësi të cilën kryeministri serb po e menaxhon nga pozitat e fituesit.
Protesta e radhës parashikohet më 18 prill dhe kërkesat e saj janë në thelb kundër establishmetnit: Ikja e elitës aktuale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërhyrje në KQZ, në Bordin e Monitorimit të Mediave Elektronike si dhe dënimin e të gjithë editorëve që thyejnë ligjin. Largim i drejtuesve të korruptuaar të kompanive publike, decentralizim, ndryshim ekonomik dhe të prioriteteve në politikat sociale, më shumë të drejta për punëtorët, mbrojtje e standardit të jetesës dhe sistem arsimor dhe shëndetësor i financuar tërësisht nga shteti dhe i hapur për të gjthë. Një protestë me kërkesa të majta në pamje, ndërkohë që të majtët serbë, socialistët e Ivica Daçiç, janë në pushtet prej kohësh.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=04&dd=13&nav_id=10...
Add new comment