Blloku Bota
Çifti i ardhshëm presidencial i Francës, “dashuria” që tejkaloi pritshmëritë
Dashuria e Emanuel Macron me mësuesen 24 vjet më të madhe në moshë ishte bërë «thashethemi i ditës» në qytetin francez të Amiens, kur ish-ministri 39-vjeçar i financave ishte 15 vjeç. Edhe pse sondazhet tregojnë se Emmanuel Macron do fitojë lehtësisht rivalen e ekstremit të djathtë Marin Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe së bashku me partneren e tij Brigitte Tronie së shpejti do të instalohen në Pallatin Elysee, diferenca e madhe e moshës mes çiftit është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e më shtypit ndërkombëtar.
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Xohaxopulos, lë qelinë kundrejt 200 mijë eurove
Gazetat greke njoftojnë për lirimin e shpejtë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Akis Xohaxopulos, i dënuar me 20 vjet burg për korrupsion në shitblerjen e armëve në kohën kur ishte në degtyrë. 77 vjeçari, dikur një ndër njerëzit kryesorë të PASOK ka siguruar 200 mijë euro që janë kërkuar lirimin e shpejtë. Sipas disa burimeve afër avokatëve mbrojtës, paratë u mblodhën nga të afërm dhe miq të tij i cili për më shumë vuan edhe nga probleme shëndeti.
I lirë…
Gjykata franceze në Colmar ka refuzuar sot kërkesën serbe për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kreu i AAK-së dhe një nga figurat kryesore të luftës së Kosovës. Ai është lënë i lirë nga gjykata, duke përmbyllur një ndalim fizik që nga 4 janari. Merr fund kështu një maskaradë e pavlerë politike me një protagonist të ngjarjeve të vitit 1999 që është gjykuar jo pak nga gjykatat ndërkombëtare.
Haradinaj pak ditë më parë mori edhe nënshtetësinë shqiptare.
Trump "çliron" amerikanët nga taksat
Pavarësisht pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ngrihen nga ekspertët amerikanë të ekonomisë, presidenti Donald Tramp do të shkurtojë me 20% taksën për bizneset, duke shënuar uljen më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shkurtimi i taksave, veçanërisht asaj për bizneset që pritet të shkojë nga 35% në 15%, është një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të Donald Trampit. Gjatë fushatës, miliarderi amerikan premtoi edhe ndryshimin e paketës fiskale për individët, që parashikon heqjen e 4 nga 7 taksave që amerikanët paguajnë sot.
20 propozime për të forcuar "fytyrën sociale" të BE-së
Komisioni Europian u propozoi vendeve anëtare të miratojnë bashkarisht 20 parime themelore dhe të drejta për të mbështetur "funksionimin e mirë" dhe "dimension e barabartë të tregjeve të punës dhe sistemeve të mirëqenies sociale në BE.Në veçanti, Komisioni njoftoi se ka propozuar një numër iniciativash specifike legjislative dhe jo-legjislative për të forcuar “shtyllën” sociale në Evropë. Këto propozime kanë të bëjnë me ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale të prindërve dhe kujdestarëve, informimin e punonjësve dhe qasjen në mbrojtjen sociale.
Ironike/Vendi zien nga kriza, presidenti maqedonas nderohet me çmim për punën e veçantë për unitetin e kombeve ortodokse
Ndërkohë që në Maqedoni tensionet rriten dhe situata nuk po merr rrugëdalje, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se ai është dekoruar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Unitetin e Kombeve Kristiane Ortodokse, urdhër ky që mban emrin e patriarkut të fundit të Moskës, Aleksi II.
Malta propozon gjobitjen e vendeve që refuzojnë azilin
Vendet që refuzojnë të pranojnë azilkërkues nga refugjatë që strehihen në shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të paguajnë 60,000 gjobë për secilin prej tyre brenda pesë vjetësh. Ky është propozimi për Presidencën e BE nga Malta.
Gjenocidi turk ndaj armenëve, Trump: Një nga krimet më të rënda të Shekullit të XX
Presidenti amerikan Donald Trump ngjalli zemërimin e Turqisë, duke e quajtur vrasjen e armenëve në vitin 1915 "një nga krimet më të rënda masive të shekullit të 20", por duke shmangur përpërdorimim e termit "gjenocid". Në përvjetorin e gjenocidit armen të 24 Prillit Trump u bashkua me komunitetin amerikan të armenëve për të përkujtuar humbjen e jetëve të pafajshme dhe vuajtjet e kaq shumë njerëzve.
Greqia privatizon portin e Selanikut
Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK. Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro.
Sondazhet parlajmërojnë një fitore dërrmuese të Tereza Meit
Sipas një sondazhi të kryer nga kompania ICM botuar në gazetën Guardian mbështetja ndaj konservatorëve është 48%, ndërsa ndaj Laburistëve 27%. Të dyja palët duket se kanë rritur normat e tyre nga dy pikë përqindje nga sondazhi paraprak të martën e kaluar, por diferenca mbetet e lartë. Partia Liberal Demokratike kanë rënë në 10%, ndërsa euroskeptiket e Ukip në 7%. Sondazhi është kryer në një kampion prej 2024 personash në periudhën mes 21 dhe 24 prill.