Malta propozon gjobitjen e vendeve që refuzojnë azilin

Postuar në 25 Prill, 2017 13:17

Vendet që refuzojnë të pranojnë azilkërkues nga refugjatë që strehihen në shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të paguajnë 60,000 gjobë për secilin prej tyre brenda pesë vjetësh. Ky është propozimi për Presidencën e BE nga Malta.
Në anën tjetër vendet që do të pranojnë refugjatë do të kompensohen me të njëjtën shumë  për këtë periudhë. Megjithatë, Këshilli Evropian, i përbërë nga udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së, mund të ndalojë këtë nismë. Sipas këtij plani, shumë vende qe refuzojnë të pranojë azilkërkuesit mund të përfshihen në mënyrë alternative zgjidhjen e problemit me rojet kufitare apo ekspertë.
Në të njëjtën kohë, dokumenti i referohet kufirit maksimal të 200.000 refugjatëve. Në "rrethana kritike", kur ky numër është rritur do të jenë krerët e shteteve anëtare qe do të vendosin se çfarë do të ndodhë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.