Gjenocidi turk ndaj armenëve, Trump: Një nga krimet më të rënda të Shekullit të XX
Presidenti amerikan Donald Trump ngjalli zemërimin e Turqisë, duke e quajtur vrasjen e armenëve në vitin 1915 "një nga krimet më të rënda masive të shekullit të 20", por duke shmangur përpërdorimim e termit "gjenocid". Në përvjetorin e gjenocidit armen të 24 Prillit Trump u bashkua me komunitetin amerikan të armenëve për të përkujtuar humbjen e jetëve të pafajshme dhe vuajtjet e kaq shumë njerëzve.
"Sot ne kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e atyre që vuajtën një nga krimet më të rënda masive të shekullit të 20", shtoi Trump duke thënë se "ne duhet të kujtojmë mizoritë për të shmangur përsëritjen e tyre". "Që nga viti 1915 një gjysmë milion armenë u deportuan dhe masakruan në vitet e fundit të Perandorisë Osmane",- tha presidenti amerikan. Armenët besojnë se një milionë e gjysmë njerëz u vranë sistematikisht në atë kohë.
Nga ana e saj, Turqia vuri në dukje se vdekjet ishin për shkak të luftës civile. Sipas saj nga uria, vdiqën 300 000 - 500 000 armenë dhe shumë turq. Njohja e "historisë së dhimbshme" ka vlerësuar Trump është "një hap i rëndësishëm për rindërtimin e një të ardhme më të drejtë dhe tolerante".
Ankaraja nga ana e saj kritikoi "dezinformatat" dhe "përkufizimet e këqija" të presidentit amerikan. "Ne presim që administrata e SHBA nuk do të ratifikojë një version të njëanshëm të historisë" dhe "të marrë parasysh vuajtjet e të gjitha palëve", tha ministria e jashtme turke.
Por Shtëpia e Bardhë ka theksuar se Trump nuk e përdori fjalën "gjenocid". Barack Obama, i cili kishte premtuar njohjen e gjenocidit armen u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar pa përmbushur premtimin, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Turqinë.
Add new comment