Raportime se Korea e Veriut përgatitet për testin e gjashtë bërthamor që nga viti 2006

Postuar në 13 Prill, 2017 10:59

Mediat ndërkombëtare po raporojnë se Korea e Veriut është e vendosur të riafimrojë forcën e saj me një test të ri bërthamor. I gjashti që nga viti 2006 dhe që mendohet të kryhet në poligonin e Punggye – ri. Kjo është kundërpërgjigja që kreu Korean, Kim Jong – un ka zgjedhur ndaj angazhimit ushtarak të SHBA-së, presidenti i të cilave Donald Trump, nuk ka përjashtuar edhe një ndërhyrje për rrëzimin e regjimit. Të dhënat për përgatitjen e testit u dhanë nga një grup monitories amerikan, “38 North”, sipas të cilit imazhet nga poligoni i Punggye –ri tregojnë përgatitjet e nevojshme për një ngjarje të tillë. Këto raportime nuk aprovohen nga zyrtarë të Koresë së Jugut, vendi që ka përballjen më iminente me Phenianin, ndonëse sot gazetarëve të huaj në kryeqytetin koreanoverior u është thënë të “përgatiten për një ngjarje të madhe dhe të rëndësishme”.

https://www.theguardian.com/world/2017/apr/13/north-korea-preparing-for-...

Ndërkohë dy tabloidë, një rus dhe një kinez kanë dalë me lajme të tjera. Tabloidi shtetëror kinez “Global Times” ka paralajmëruar se Pheniani duhet të mos bëjë gabime kësaj radhe pasi duket se SHBA nuk do të pranojnë të bashkëekzistojnë me një shtet të tillë. Ndërkohë që tabloidi rus, “Pravda” shkruante dje për një urdhër evakuimi që Jong – un ka dhënë për 600 mijë banorë të Phenianit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.