Blloku Bota
Erdogan, "vëlla i madh" edhe për maqedonasit
"Turqia do të jetë gjithmonë në anën e Maqedonisë” mësohet të ketë deklaruar Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një konferencë të organizuar në Stamboll nga shoqatat e emigrantëve të Ballkanit, aktivitet i transmetuar live në mediat turke.
Qeveria greke nuk tërhiqet para protestave: Vazhdojnë negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë
Qeveria greke nuk ka ndërmend të heqë dorë nga negociatat për emrin e Maqedonisë, pavarësisht protestave masive të ditës së djelë. Mininistri i Jashtëm Nikos Kotzias, raportohet të ketë deklaruar se pjesëmarrja nuk ishte e tillë saqë të detyronte qeverinë të rimentonte strategjinë e saj.
Akuza për Soros edhe nga Netanyahu
George Soros vihet nën akuzë publike edhe nga kreyministri izraelit, Beniamin Netanyahu. Sipas kreut izraelit, Soros qëndon pas një fushate protestash kundër planit të Izraelit për të deportuar disa mijëra afrikanë që kanë aplikuar për azil.
Garë e re SHBA-Rusi për armët bërthamore
Disa media në SHBA i kanë kushtuar vëmendje publikimit të një raporti të administratës Trump mbi gjendjen e kapaciteteve ushtarake bërthamore të vendit.
Videolajm/Siri, goditet dhe rrëzohet avioni i parë rus. Piloti likujdohet në tokë
Mediat ruse kanë raportuar sot rrëzimin e një avioni Su-25 në rajonin e Idlib në Siri. Videot e shpërndara i atribuojnë sulmin grupit Jabhat Fatah al-Sham, pasardhës i Al-Nusras dhe sipas të dhënave kanë përdorur sistem kundërajror të lëvizshëm. Kremlini raportoi se pas sulmit ka urdhëruar sulm ajror në zonë e ku pretendohet se ka likujduar 30 militantë. Gjithësesi nuk është ende e konfirmuar se kush e ka rrëzuar avionin ndërkohë që piloti është vrarë në tokë pasi hedhjes me katapultë. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se bashkë me Turqinë po bëjnë përpjekje për tërheqjen e trupit.
Ahmeti: Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet, gjërat mund të shkojnë shumë keq për të gjithë
Në diskutimin për emrin e Maqedonisë ka ndërhyrë së fundmi edhe kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është në pushtet në koalicion me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Në një intervistë për gazetën konservatore greke “Kathimerini”, Ahmeti siguron palën greke se “vendi ynë nuk ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë”, me ç’rast sipas tij, Athina duhet të marrë një tjetër qëndrim.
Sondazhi, konsensus popullor në Maqedoni për emrin
61% e maqedonasve mbështesin zgjidhjen për çështjen e emrit të Maqedonisë për të përshpejtuar integrimin e vendiot në BE dhe NATO.Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci në Shkup nga 50% e qytetarëve sllavë (30% plotësisht, 20% pjesërisht) dhe 95% e qytetarëve shqiptarë (84% plotësisht, 11% pjesërisht) janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.
Kjo është mbështetja më e lartë e regjistruar në vitet e fundit në sondazhet e opinionit publik për çështjen e ndryshimit të emrit.
FBI ka përgjuar Trump
Donald Trump përplaset me FBI rreth përgjimeve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Demokratët në Kongresi Amerikan dorëzuan një memorandum, përmes së të cilit akuzohet FBI se ka abuzuar me ligjin duke hetuar fushatën presidenciale të Donald Trump, me qëllim favorizimin e demokratëve të Hillari Klintonit.
Arbitrazhi nxjerr të pastër sportistët rusë
Gjykata Sportive e Arbitrazhit në Lozanë ka anuluar sanksionet e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ndaj 28 sportistëve rusë, pasi këta të fundit ankimuan përjashtimin e tyre të përjetshëm nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
Arbitrazhi i konsideroi provat e mbledhura si “të pamjaftueshme për të konfirmuar shkeljen e rregullave kundër dopingut”, për të cilën arsye sportistët u shpallën të pafajshëm.
Me cilët kufinj do të pranojë Serbia të anëtarësohet në BE?
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë. Ajo ka folur gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë serbe dhe asaj sllovene gjatë së cilës referoi qëndrimet e presidentit të Parlamentit Europian, Tajani.