Akuza për Soros edhe nga Netanyahu
George Soros vihet nën akuzë publike edhe nga kreyministri izraelit, Beniamin Netanyahu. Sipas kreut izraelit, Soros qëndon pas një fushate protestash kundër planit të Izraelit për të deportuar disa mijëra afrikanë që kanë aplikuar për azil.
“Obama deportoi 2 milionë dhe nuk thanë asgjë”, është shprehur Netanyahu, një politikan që nuk kishte marrëdhëie të mira, madje kishte fërkime me ish-presidentin amerikan. Kryeministri izraelit i bëri këto komente pas pyetjeve të një ministri të Likud, Ofir Akunis, sipas të cilit protestat po organizohen nga ekstremi i majtë me financim të vendeve europiane. Sipas autoriteteve në Izrael janë aktualisht 39 mijë eritreas dhe sudanezë që do të deportohen.
Add new comment