Blloku Bota

Patriarkana e Stambollit njeh Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Ukrainase

Postuar në 11 Tetor, 2018 19:32

Sinodi i Patriarakën Ekumenike të Stambollit ka vendosur sot atë që ishte njoftuar për parë për autoqefalinë e Kishës Ortodokse  të Ukrainës së cilës i është njohur e drejta për të qenë jashtë juridiksionit të Kishës Ruse. Përmes një njoftimi, Patriarkana njofton se është vendosur rinjohja e vendimit për dhënien e Autoqefalisë, rivendosjen e varësisë së Patriakut të Kievit nën Patriarkanën dhe njohjen e Filaret Denisenko dhe  Makariy Maletych si drejtues të saj. 

Gjermania refuzon kërkesën greke për 280 miliardë euro reparacione të LIIB

Postuar në 11 Tetor, 2018 11:34

Pak ditë përpara vizitës së presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier në Athinë, është rihapur çështja e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore. Zëdhënësini qeverisë gjermane, Steffen Seibert deklaroi në një konferencë për shtyp se kjo çështje është e mbyllur ligjërisht dhe politikisht. Seibert e bëri deklaratën pas lajmeve të publikuara në revistën “Der Spiegel” sipas të cilave presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos pritet të ringrejë kërkesën greke. 

Salvini pranon gafën (Video)

Postuar në 10 Tetor, 2018 15:51

I është kthyer në boomerang ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini publikimi i një video ku një banor i qytezës Riace shfaqet i indinjuar kundër politikave miqësore të kryebashkiakut Mimo Lucano ndaj emigrantëve.

Postimi i videos nga Salvini u bë disa orë pas një proteste solidariteti të qyetatrëve ndaj kryebashkiakut i mbajtur në arrest shtëpie për strehimin e disa emigrantëve të paligjshëm.

Greqia kërkon nga ShBA shtimin e prezencës ushtarake me tre baza të reja

Postuar në 10 Tetor, 2018 12:23

Greqia i ka kërkuar zyrtarisht ShBA-së që të shtojë praninë ushtarake në vend përmes disa bazave të reja në Volos, Alexandroupoli dhe në Larisa. Kërkesa i është bërë sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos gjatë një vizite në Pentagon. 

Është shumë e rëndësishme për Greqinë që ShBA të dislokojë asete ushtarake në Greqi në më shumë baza permanente jo vetëm në gjirin e Souda, por edhe në Larisa, Volos dhe Alexandroupoli

Dorëheqje e papritur e ambasadores së SHBA në OKB

Postuar në 09 Tetor, 2018 16:52

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Menjëherë pas lajmit të dorëheqjes së Haley-t, e cila është konsideruar si një nga anëtarët më të moderuar të qeverisë aktuale dhe duke qenë se ende nuk janë sqaruar shkaqet, Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter njoftoi një takim me ish-ambasadoren në Zyrën Ovale. Në një konferencë për shtyp pas takimit ajo tha se vendimi ishte personal dhe ndjente se e kishte përmbushur misionin e saj në OKB.

Serbi-NATO, marrëveshje për zgjidhjen e krizave eventuale në Kosovë

Postuar në 08 Tetor, 2018 13:03

Serbia ka ceduar disi nga neutraliteti ushtarak që pretedon se e ka doktrinë primare në politikën e vet të Jashtme, teksa sot, presidenti i saj, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se ka rënë në marrëveshje me NATO-n, që në rast të një krize në Kosovë, Beogradi do të vendosë kontakte me Aleancën.

Procedura është vendosur në mënyrë që të parandalohen konfliktet dhe pasojat më serioze.

Nëse do të ketë nevojë ne do të vendosemi në kontakt sa më shpejt të jetë e mundur, brenda minutave dhe do të jemi në gjendje ta zgjidhim krizën menjëherë…

Diversioni serb/Pse kundërshton Gjermania planin serb për Kosovën?

Postuar në 08 Tetor, 2018 12:16

 Mediat serbe shkruajnë sot për refuzimin e përsëritur të kancelares Angela Merkel për planin serb për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Gazeta “Blic” raporton se eurodeputeti gjerman, David McAllister i ka kërkuar kancelares që të pranojë propozimin serb – i cili quhet pikërisht kështu- e cil aka refuzuar. Gazeta shton se McAllister është takuar me Merkel së fundmi, por kjo e fundit ka hedhur poshtë idenë e ndryshimit të kufijve pa e menduar dy herë. 

Vrasje makabre e gazetares bullgare

Postuar në 08 Tetor, 2018 09:26

Viktoria Marinova, një gazetare dhe producente bullgare e TVN, e cila po kryente një investigim mbi një rast korrupsioni që lidhej me  shpërndarjen e fondeve të BE, u gjetën të shtunën në mbrëmje e copëtuar.

Abuzimet me fëmijët, Vatikani i jep fund diplomacisë: Akuzat e kryepeshkopit Vigano janë shpifje

Postuar në 07 Tetor, 2018 16:50

Një zyrtar i lartë i Vatikanit, me anë të një letre të hapur, e akuzon kryepeshkopin Carlo Maria Vigano, i cili pak javë më parë nisi një sulm ndaj Papa Françeskut, për ngritjen e një "fushate të vërtetë kundër Atit të Shenjtë, pa pasur baza”.

Kardinali Marc Ouellet i është kundërpërgjigjur me një letër me tre faqe, kryepeshkopit Carlo Maria Vigano, i cili i kërkoi Papës të japë dorëheqjen, me dyshimin se ka mbuluar abuzimet seksuale me fëmijëët të një prifti të lartë amerikan.

Kisha Maqedonase kundër ndryshimit të emrit

Postuar në 07 Tetor, 2018 12:58

Kisha Maqedonase ka rikonfirmuar qëndrimin se është kundër ndryshimit të emrit për Maqedoninë. "Emri i Kishës dhe i vendit duhet të mbetet i pandryshuar”-thuhet në një deklaratë të Kishës, cila refuzon çdo rishikim të emrit "Maqedoni".

Gjatë punimeve vjetore, Këshilli i  Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit" bëri një rkonfirmim të pozicionit se as vendi dhe as Kisha nuk duhet të ndryshojnë emërtim.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota