Blloku Bota
E mbesa: Në gjyq kush ofendon gjyshin tim, Benito Mussolini
Jo vetëm kundër shpifjes, por edhe kundër ofendimit. Alessandra Mussolini, anëtare e Parlamentit Europian dhe mbesë e Benito Mussolinit, ka bërë të dituar se do të çojë për ndjekje ligjore këdo që fyen figurën e gjyshit të saj, një ndër personalitetet politike më të njohura të shekullit të 20-të. Përmes një postimi në tuiter, Mussolini njofton se do të marrë nisma ligjore jo vetëm kundër frazave ofenduese, por edhe ndaj imazheve të Duçes, duke paralajmëruar kështu kundërvënie ndaj çdo akti abuzues.
Marshim anti-BREXIT në Londër
Qindra mijëra demonstrues u bënë pjesë e një marshimi popullor në Londër, duke kundërshtuar çdo marrëveshje “divorci” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Organizatorët thanë se 700,000 njerëz marshuan në rrugët e mbyllura të kryeqytetit për të mbërritur në sheshin e Parlamentit ku pati fjalime edhe nga politikanë.
Kundër grisjes së marrëveshjes bërthamore
Udhëheqësi i fundit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili bashkë-nënshkroi marrëveshjen e vitit 1987 mbi armet bërthamore me rreze të mesme (raketat bërthamore sipas Traktatit, INF), tha se plani i presidentit amerikan Donald Trump për t'u tërhiqur nga marrëveshja është e gabuar.
"Në asnjë rast nuk duhet të grisen marrëveshjet e vjetra mbi çarmatimin ...amerikanët në Uashington në të vërtetë nuk e kuptojnë në Uashington ise ku mund të çojë kjo" - tha Gorbachev sipas agjensisë së lajmeve Interfax.
"Largimi nga INF është i gabuar"
Protesta kundër HEC-ve shqiptare edhe në Mal të Zi
Nuk është vetëm Vjosa dhe Valbona që provokojnë reagime. Lejet e qeverisë shqiptare për diga dhe ndërhyrje të tjera kanë sjellë probleme edhe për banorët në Malin e Zi, ambientalistë të të cilit kanë protestuar dje nëkufi me Shqipërinë kundër ndërtimit të një dige në lumen e Cemit.
Mos e fusni Cemin në tuba
ishte thirrja e protestuesve.
Trump deklaron tërheqjen nga traktati antibërthamor i vitit 1987
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Traktati sovjeto-amerikan i vitit 1987 që ndalonte për të dyja vendet zhvillimin dhe dislokimin luftarak të raketave me rreze të mesme tokë-ajër që janë efektive në distanca 500-5500 km.
Presidenti amerikan, Donald Trump, u shpreh pas një takimi elektoral në Nevada se ShBA nuk mund të lejojë Rusinë që të zhvillojë këto armë dhe vetë të ketë duart të lidhura.
Nuk e kuptoj se përse presidenti Obama nuk negocioi apo nuk u tërhoq. Rusët po e shkelin traktatin prej vitesh
"Dekretet e Presidentit janë gati"/Greqia drejt zgjerimit me 12 milje në vijën perëndimore
Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se Greqia shumë shpejt do të zgjerojë ujërat e veta territoriale nga 6 milje në 12 milje në vijnë perëndimore të saj. Fjala është për vijën që nis nga ishujt e Diapontit në very të Korfuzit e deri në ishullin e Anktikytheras që ndodhet mes Peleoponzit dhe Kretës.
Salvini: I themi "Jo" sanksioneve ndaj Rusisë. E pakuptimtë heshtja ndaj Turqisë që ka pushtuar Qipron Veriore
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka deklaruar se Roma zyrtare do të kundërshtojë sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë që vihen në emër të Bashkimit Europian. Radio Evropa e Lirë raporton se Salvini ka shtuar gjithësesi se Italia nuk do të vërë veto dhe as do të shkëpusë marrëdhëniet me vendet e tjera të BE-së.
"Ke gjak në duart e tua". Studentë të së majtës protestojnë ndaj Kissinger
Disa anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare Socialiste dhe student të Shkollës së Biznesit në Universitetin e New York kanë protestuar dhe fyer ish-sekretarin e Departamentit të Shtetit, Henry Kissinger. Gjatë një diskutimi në mjedisert e universitetit, studentë të ndryshëm e kanë akuzuar Kissinger si kriminel lufte, si njeri që ka kryer genocide dhe që meriton prangat.
Papa: Ndjej se Zoti po kërkon ndryshimin e Kishës. Klerikalizmi, perversioni më i madh
Papa Françecku deklaron se Kisha Katolike ka nevojë për ndryshime dhe se madje tanimë sipas tij një gjë të tillë e kërkon edhe Zoti. Në një bashkëbisedim me jezuitë të vendeve Balltike, Papa është pyetur ndër të tjera edhe se çfarë mund të bëhet që ai të ndihmohet në misionin e tij. Përgjigja e Bergolios pasyqron dinamikën e politikës së tij në krye të Vatikanit që ka provokuar jo pak debate. Kësaj radhe Françesko ka përcjellë politikën e tij si vullnet të Zotit.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, jep dorëheqjen
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë sot dorëheqjen pas sulmeve që aleati i djathtë në qeveri, Panos Kammenos, nuk i ka ndalur sulmet ndaj tij.