Protesta kundër HEC-ve shqiptare edhe në Mal të Zi

Postuar në 21 Tetor, 2018 13:55

Nuk është vetëm Vjosa dhe Valbona që provokojnë reagime. Lejet e qeverisë shqiptare për diga dhe ndërhyrje të tjera kanë sjellë probleme edhe për banorët në Malin e Zi, ambientalistë të të cilit kanë protestuar dje nëkufi me Shqipërinë kundër ndërtimit të një dige në lumen e Cemit.

Mos e fusni Cemin në tuba

ishte thirrja e protestuesve.

Me protestuesit kanë qenë edhe banorë shqiptarë të Tuzit që preken drejtpërdrejt nga ndërtimi i digës. Aktualisht në lumin në fjalë është ndërtuar një digë, por sipas protestuesve planifikohet një e dytë. Ata kanë protestuar edhe ndaj heshtjes së qeverisë malazeze, ndërkohë që mania e HEC-ve të vegjël është përhapur anembanë Ballkanit ku parashikohet ndërtimi i 3000 të tillëve.

Në Shqipëri ka një fushatë tjetër të zgjeruar kundër planeve për ndërtime në Vjosë dhe Valbonë, për të cilat qeveria ka bërë veshin e shurdhër. Lumi i Cemit buron në Kelmend dhe derdhet në Detin e Zi.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.