Blloku Bota
Tani zgjedhjet i "menaxhon" Google
Google do të udhëheqë përpjekjet kundër manipulimit të zgjedhjeve europiane nëpërmjet platformave teknologjike. Pak muaj para zgjedhjeve europiane, Google synon të forcojë rregullat e transparences, që do të detyrojnë reklamuesit të provojnë se janë ose shtetas të BE-së ose subjekte me bazë në Evropë.
BE kërcënon me gjobë Italinë
Komisioni Evropian publikoi dje raportet mbi buxhetet e vendeve anëtare të Eurozonës dhe theksoi se në rastin e Italisë planet e saj për vitin 2019 janë "të papajtueshme" me angazhimet e mëparshme dhe për këtë arsye hapja enjë procedurë për deficitin e tepërt është e justifikuar.
Drama e luftës civile në Jemen
Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.
Macron në Ballkan si lobues i marrëveshjes për ndarjen e Kosovës?
Mediat serbe referojnë një artikull të Radio France International sipas të cilit në vizitën e afërt në Beograd të presidentit francez, Emmanuel Macron, pritet të diskutohet ideja e marrëveshjes së korrigjimt të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Deklaratë shokuese e Kotzias
Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka bërë një tjetër deklaratë shokuese lidhur me implikimin e zyrtarëve grekë në një rrjet të trafikimit të organeve të fëmijëve.
Gjatë një interviste ai foli për 93 raste të tilla dhe diplomatë të cilët përfunduan në burg pas denoncimit nga Ministria e Jashtme.
Shpellarët e Europës
46 mijë njerëz morën pjesë sot në protestat kundër rritjes së çmimit të karburanteve në Francë. Kjo është dita e dytë dhe siç raporton “France 24” dje pjesëmarrja ishte 300 mijë.
Gënjeu për rrogën, pritet arrestimi i kreut të bashkimit Nissan-Mitsubishi-Renault
Tahmaja e madhe të lë pa gjë. Këtë thonë një fjalë e urtë e një zone në Shqipëri, e cila në fakt aplikohet universalisht. Kjo duket se vlen edhe për një VIP si puna e kreut të grupit të industrisë “Nissan”, Carlos Ghosn, që sipas një hetimi të brendshëm të kompanisë ka raportuar të ardhura më të ulëta nga sa janë në realitet.
Prokurorët po pyesin Carlos Ghosn, kreun e bashkimit Renault-Nissan –Mitsubishi dhe pritet që ata ta arrestojnë atë nën dyshimin e raportimit të të ardhurave false
raporton “France 24”.
Trump: Akuza e CIA-s se bin Salman vrau Khashoggi, shumë e parakohshme
Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar vlerësimin e CIA-s se në vrasjen e gazetarit suadit, Jamal Khashoggi ka pëgjegjësi princi i kurorës Mohammed bin Salman shumë të parakohshëm.
Ai ka deklaruar se të martën do të ketë në dorë një raport të plotë nga CIA për këtë çështje dhe ka shtuar se “vrasjet nuk duhet të ndodhin”. Por teksa ka bërë këtë deklaratë Trump ka shtuar se vlerësimet e CIA-s për implikimin e drejtpërdrejtë të bin Salman janë të mundshme, çka provon sesa delikate është çështja në fjalë.
CIA: Khashoggi u vra me urdhër të princit saudit
CIA vlerëson se princit saudit, Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll. Këto vlerësime ndërlikojnë edhe më shumë përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të shpëtuar marrëdhëniet me aleatin kyç të SHBA-ve.
CIA ka informuar edhe segmente të tjera të qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe Kongresin, për vlerësimin e saj, përfundime që bien ndesh me pozicionet e qeverisë saudite se Princi Mohammed nuk është i përfshirë në vrasjen e gazetarit.
May drejt shkarkimit
Kryeministrja britanike Tereza Mei mund të përballet me mocion mosbesimi në parlament, pasi anëtarë të Partisë Konservatore pritet të dorëzojnë 48 firmat e nevojshme për të vënë në lëvizje procedurën parlamentare.
Duke cituar burime nga kampi i Brexit, Daily Telegraph thotë se votimi për mocionin mund të ndodhë të martën që vjen.
Sipas kësaj gazete, partia irlandezoveriore e DUP deklaroi se marrëveshja me Partinë Konservatore do të anullohet nëse kryeministrja e Britanisë Tereza Mei nuk zëvendësohet me një udhëheqës të ri.