Blloku Bota
Hahn: Fund negociatave të pranimit me Turqinë. Është më e ndershme
Komisionieri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka deklaruar se negociatat e pranimit me Turqinë, duhen mbyllur.
Në planin afatgjatë do të ishte më e ndershme për Turqinë dhe BE-në që të ndiqnin një drejtim të ri dhe të mbyllin bisedimet e pranimit
është shprehur Hahn në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, citon “Kathimerini”.
Të njëjtin qëndrim ka shprehur më herët edhe Parlamenti Europian, ndërkohë që Austria, vendi i Hahn, ka marrëdhënie shumë problematike me Ankaranë zyrtare.
Kotzias padi kundër të gjithëve
Padi kundër të gjithëve pritet të bëjë ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, paralelisht le lëvizjen e re politike që ka ndërmarrë “Prato”. Gazeta “Estia” shkruan se Kotzias ka bërë gati dhjetra faqe padi për personat që kanë nxitur protesta apo mesazhe kërcënuese kundër tij.
Atletet e Ramës dalin demode. Ambasadorja turke në Uganda shfaqet me fustan trojan
Edi Rama kalon në vend të dytë për suprizat e tij me veshjet në ceremoniz zyrtare. Politika e atleteve është sfiduar së fundmi nga ambasadorja turke në Uganda, Sedef Yavuzalp e cila në ditën e Republikës ka dalë e veshur me një fustan trojan. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se ambasadorja është thirrur për sqarime në Ankara dhe se për këtë çështje ka nisur një hetim.
Patriarkana vulos Autoqefalinë e Kishës ukrainase
Çështja e autoqefalisë së Kishës Ukrainase duke se është e pakthyeshme dhe po hyn në terren politik shtetëror. Mediat raportojnë sot për një marrëveshje mes Patriarkanës Ekumenike dhe Kievit zyrtar, nënshkruar nga Patriarku Vartholomeu dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, marrëveshje e cila sanksionon bashkëpunimin dhe koordinimin mes të dyja palëve.
Jam i sigurtë se vendimi për autoqefalinë do të çojë në unitetin dhe unifikimin e të gjithë besimtarëve në Ukrainë
Neni 36 prish nervat në Athinë
Në Athinë është pritur me shqetësim miratimi në qeveri i amendimeve për ndryshimin e Kushtetutës.
Mediat shkruajnë se qarqet juridike dhe diplomatike afër presidentit Pavlopulos kanë shprehur rreth rezerva rreth nenit 36, i cili sipas tyre lë shteg të hapur për irredentizëm të ardhmen duke mos mbyllur përfundimisht çështjen e një "minoritet maqedonas" në Greqi, siç është argumentuar për vite me rradhë nga Shkupi.
Neni 36 thotë specifikisht:
Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania, aplikim i përbashkët për Kupën e Botës 2030
Greqia, Bullgaria, Rumani dhe Serbia synojnë të marrin të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në futboll që zhvillohet në vitin 2030. Të katërta vendet do të aplikojnë së bashku dhe për këtë është rënë dakord në takimin e presidentëve në Varna të Bullgarisë.
Propozimi është bërë nga kryeministri grek, AlexisTsipras, ndërkohë që më herët një gjë të ngjashme, pra që në Ballkan të ketë një aktivitet të madh sportiv brenda dekadës që vjen, është bërë edhe nga presidenti bullgar, Rumen Radev.
Një Europë pa Merkel
Për shumë analistë në Bruksel tërheqja graduale e Angela Merkel nga skena politike nuk vjen si rrufe në qiell të hapur. Samiti i dështuar i BE-së mbi krizën e refugjatëve, politiko parashikoi fundin e afërt të kancelares.DW shkruan se në shumë vende evropiane, veçanërisht në Poloni, Hungari dhe Itali nuk do të jetë askush i keqardhur që Merkel do të braktisë në Kancelarinë.
FT: Nga "Lenini i Egjeut" në beniaminin e BE-së
Financial Times u kërkon britanikëve që për çështjen e BREXIT të marrin "mësime" nga lufta e gjatë dhe e dhimbshme e Greqisë për të dalë nga kriza.
Në artikullin e tij, gazetari Tony Barber përshkruan presionet që kanë pësuar ekonomia greke dhe sistemi politik, ndërsa nënvizon braktisjen e PASOK nga votuesit dhe transferimin e tyre tek SYRIZA.
Edhe Austria tërhiqet nga pakti i OKB-së për refugjatët
Qeveria austriake ka vendosur të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë duke u tërhequr nga tërhiqet nga Pakti i OKB-së për emigracionin.
Agjencia austriake e lajmeve APA, vë në dukje se për qeverinë e djathtë depetërimi masiv i emigrantëve kufizon sovranitetin dhe lirinë e veprimit të saj.