Neni 36 prish nervat në Athinë

Postuar në 03 Nëntor, 2018 12:46

Në Athinë është pritur me shqetësim miratimi në qeveri i amendimeve për ndryshimin e Kushtetutës.

Mediat shkruajnë se qarqet juridike dhe diplomatike afër presidentit Pavlopulos kanë shprehur rreth rezerva rreth nenit 36, i cili sipas tyre lë shteg të hapur për irredentizëm të ardhmen duke mos mbyllur përfundimisht çështjen e një "minoritet maqedonas" në Greqi, siç është argumentuar për vite me rradhë nga Shkupi.

Neni 36 thotë specifikisht:

Republika garanton të drejta të veçanta sociale për veteranët e luftës antifashiste dhe të gjitha luftërat çlirimtare të Maqedonisë, të invalidëve të luftës, për ata që u dëbuan dhe  u burgosën për idetë e identitetit të veçantë të popullit maqedonas dhe shtetit të Maqedonisë 

Pretendim tjetër është se emri “Maqedoni” nuk zëvendësohet në të gjithë Kushtetutën e Maqedonisë.  Si thonë burimet, në nenin 3 të Kushtetutës përjashtohet përdorimi i termit "Maqedonia Veriore" dhe mbetet vetëm emri "Maqedoni" për arsye historike .... Ndryshimet në Kushtetutë do të diskutohen në Komisionin Parlamentar për Punët Kushtetuese në 7 nëntor. Sipas rregullores së Kuvendit, debati në Komisionin për çdo amendament të merr deri në tre ditë kohë.

https://www.in.gr/2018/11/03/politics/diplomatia/makedoniki-vomva-oi-all...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.