shqetësim
Neni 36 prish nervat në Athinë
Në Athinë është pritur me shqetësim miratimi në qeveri i amendimeve për ndryshimin e Kushtetutës.
Mediat shkruajnë se qarqet juridike dhe diplomatike afër presidentit Pavlopulos kanë shprehur rreth rezerva rreth nenit 36, i cili sipas tyre lë shteg të hapur për irredentizëm të ardhmen duke mos mbyllur përfundimisht çështjen e një "minoritet maqedonas" në Greqi, siç është argumentuar për vite me rradhë nga Shkupi.
Neni 36 thotë specifikisht:
Reagon kreu i opozitës greke, Mitsotakis: Shqipëria, shqetësim real në rajon
"Shqipëria është një tjetër shqetësim i madh real në rajon". Me këto fjalë i është drejtuar grupit parlamentar të Demokracisë së Re, kreu i opozitës greke Kyriakos Mitsotakis. Sipas tij, tre çështje që kanë të bëjnë me politikë e jashtme po e vënë Greqinë në një pozitë të vështirë në raport me interesat kombëtare. Duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit Rama ai akuzoi qeverinë Tsipras për strategjinë që po ndjek lidhur me çështje të politikës së jashtme. "Është e papranueshme të shtoni një tjetër shqetësim të madh në rajon.