Blloku Bota
SHBA në krah të Patriarkanës së Stambollit
Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu mbështetjen për vendimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për t’i siguruar autoqefalinë Kishës së Ukrainës, duke e konsideruar Patrarkun Bartelome si "zërin e tolerancës fetare dhe dialogut ndërfetar".
I pyetur për vendimin e Kishës Ruse për të ndërprerë të gjitha kontaktet me Patriarkanën, një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria amerikane mbështet mbrojtjen e të drejtës së lirisë fetare në Ukrainë dhe integritetin territorial të vendit.
Mali i Zi zbut gjuhën për grushtin e shtetit
Dy vjet pasi Mali i Zi neutralizoi një përpjekje për grusht shteti, Prokurori Special Milivoje Kataniç ka dalë me një qëndrim të zbutur nga Kremlinit. Në një intervistë për gazetën malazeze “Dan”, Kataniç u shpreh se ai asnjëherë nuk ka akuzuar shtetin rus, apo presidentin Vladimir Putin për ngjarjet e dy viteve më parë. Sipas tij, kanë qenë segmente të shtetit apo agjencive ruse që janë akuzuar, çka nuk është e njëjta gjë.
AP: Rritje e ndikimit rus në Ballkan dhe Europën Qendrore
Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, udhëtoi në Rusi për një garë të Formula 1, jo se është ndonjë tifoz i madh sportit, por për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Pamjet nga Soçi tregonin Putin duke uruar Dodik për "sukses" në zgjedhjet serbe të Bosnjës dhe rajonin autonom të kontrolluar nga serbët, Republika Srpska.
Videoja ishte një shprehje e qartë e ndikimit rus në një nga zonat më të ndjeshme të Ballkanit, ku Perëndimi ka kërkuar të nxisë pajtimin dhe reforma pas luftës së ashpër mes grupeve të ndryshme etnike në vitet 1990.
Dieselgate “kap” edhe Opelin, 100 mijë makina pritet të tërhiqen nga tregu
Pas Volkswagen, Audi, Daimler dhe BMW, edhe Opel përfundon në syrin e ciklonit të drejtësisë gjermane, duke e zgjatur listën e prodhuesve të automjeteve të përfshirë në skandalin Dieselgate. Në të njëjtën ditë, shtëpia e automobilave në Ruesselheim ka marrë dy goditje: në mëngjes Prokuroria ka autorizuar një kontroll në selinë tregtare, ndërsa pasdite autoritetet kanë njoftuar për tërheqjen nga tregu të 100.000 automjeteve.
Arabia Saudite i bashkohet Aleancës kundër Lajmeve të Rreme: Kërcënon me pesë vjet burgosje
Arabia Saudite ka vendosur shtrëngime të reja penale për lajmet e rreme. Sipas raportimeve të Saudi Gazzette, Riadi zyrtar kërcënon me pesë vjet burg për ata që përhapin lajme të rreme online. Njoftimi referon deklarimet publike të Prokurorisë Publike sipas së cilës neni 6 I Rregullores për Krimet Kibernetike parashikon pesë vjet burg dhe 3 milionë Rial gjobë nëse diksuh shpërndan dhe prodhon elektronikisht materiale që prishin rendin publik, cenojnë vlerat fetare, moralin publik dhe privatësinë.
Çarje mes Kishës Ruse dhe Patriarkanës
Kisha Ortodokse Ruse në Sinodin e Minskut mori vendimin për të shkëputur lidhjet me Patriarkanën Ekumenike të Stambollit për shkak të vendimit të Patriarkanës për të njohur autoqefalinë e Kishës së Ukrainës.
Në të njëjtën kohë, Kisha Ruse shprehu besimin se Patriarkana do të ndryshojë pikëpamjen e saj për këtë çështje.
Duke folur nga Bjellorusia, pas Sinodit të Kishës Ruse, mitropoliti Hilarion tha se "Sinodi i Shenjtë rus nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të shkëpuste lidhjet me Patriarkanën e Stambollit".
Ministri grek i Mbrojtjes: Propozova "Plan B" për Emrin e Maqedonisë. Tsipras refuzoi
Ndërkohë që Parlamenti I Maqedonisë ka nisur sot diskutimet për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, ministri grek I Mbrojtjes, Panos Kammenos ka deklaruar se ai ka paraqitur një plan B, nëse këto ndryshime nuk ndodhin. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek, ERT, Kammenos është shprehur se ai i ka propozuar kryeministrit Alexis Tsipras një variant të Marrëveshjes së Prespës, por kjo gjë është refuzuar nga Tsipras.
Fitore e hidhur për aleatin e Merkel në Bavari
Me një humbje prej 12 pikë përqindje dolën social-kristianët në zgjedhjet rajonale të Bavarise ku, sipas vlerësimit të televizionit publik gjerman, CSU ka fituar 35.5% të votave.
Nëse këto vlerësime konfirmohen partia simotër e Merkel, CSU merr rezultatin më të keq që nga viti 1950 në Bavari. Kjo do të thotë se ajo humbet për herë të parë shumicën absolute në Parlamentin Rajonal. Partia e dytë u renditën të Gjelbrit me 18.5%, të votave duke urritur me 9.9 pikë përqindje nga 2013.
Jemeni, Teatri i një tjetër drame në Lindjen e Mesme
Në Jemen po luhet një tjetër tragjedi. Vdekja ka marrë përmasa biblike duke përfshirë gra dhe fëmijë. Një nga dramat më të mëdha në teatrin e Lindjes së Mesme. Jemeni, sipas OKB-së po përjeton krizë më të madhe humanitare në botë. Masakrat e nisura që nga viti 2015 pak shqetësojnë opinionin publik në Perëndim. Aq më tepër që kjo situatë nuk është shkaktuar nga armiqtë e fuqive dominuese perëndimore, por nga aleatët e tyre.
Ministri grek i Mbrojtjes propozon aleancën ballkanike me Shqipërinë dhe Bullgarinë
Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos në ShBA ka nxjerrë në pah krizën e koalicionit qeveritar në Athinë. Kammenos, i cili drejton një parti të djathtë që kundërshton Marrëveshjen e Prespës, përveç shtimit të bazave amerikane në Greqi, ka propozuar edhe krijimin e një aleance mes Greqisë – Maqedonisë – Shqipërisë – Bullgarisë, të cilës sipas tij më vonë do t’i shtohej edhe Serbia.