Mali i Zi zbut gjuhën për grushtin e shtetit
Dy vjet pasi Mali i Zi neutralizoi një përpjekje për grusht shteti, Prokurori Special Milivoje Kataniç ka dalë me një qëndrim të zbutur nga Kremlinit. Në një intervistë për gazetën malazeze “Dan”, Kataniç u shpreh se ai asnjëherë nuk ka akuzuar shtetin rus, apo presidentin Vladimir Putin për ngjarjet e dy viteve më parë. Sipas tij, kanë qenë segmente të shtetit apo agjencive ruse që janë akuzuar, çka nuk është e njëjta gjë.
Nuk kam akuzuar asnjëherë Moskën zyrtare. Shtetin rus në Mayakovksi, Kishën Ortodokse Ruse, Teatrin Balshoi dhe 150 milionë rusët. Unë kam akuzuar individët, anëtarët e SBB-së, agjentët e GRU-së dhe disa kozakë. Nëse këta janë Moska zyrtare, atëherë ne kemi akuzuar atë
është shprehur Kataniç.
Qëndrimet e tij vijë një ditë pasi Ministria e Jashtme ruse e akuzoi se ai i është backer një fushate për të ngritur akuza nga më absurdet kundër Rusisë.
Add new comment