SHBA në krah të Patriarkanës së Stambollit
Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu mbështetjen për vendimin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit për t’i siguruar autoqefalinë Kishës së Ukrainës, duke e konsideruar Patrarkun Bartelome si "zërin e tolerancës fetare dhe dialogut ndërfetar".
I pyetur për vendimin e Kishës Ruse për të ndërprerë të gjitha kontaktet me Patriarkanën, një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria amerikane mbështet mbrojtjen e të drejtës së lirisë fetare në Ukrainë dhe integritetin territorial të vendit.
"SHBA-të respektojnë aftësinë e udhëheqësve fetare ortodokse të Ukrainës dhe të besimtarëve për të kërkuar funksionimin e autoqefalisë sipas besimit të tyre. Ne e respektojmë Patriarkun Ekumenik, si zërin e tolerancës fetare dhe dialogut ndërfetar"- thekson deklarata.
SHBA vazhdon të sigurojë mbështetje të fortë në Ukrainë dhe integritetin e saj territorial "kundër agresionit rus në lindje të Ukrainës dhe pushtimit rus të Krimesë." "Ne gjithashtu mbështesim Ukrainën, për të marrë vendime pa ndërhyrje të jashtme"-përfundon deklarata.
Add new comment