Atletet e Ramës dalin demode. Ambasadorja turke në Uganda shfaqet me fustan trojan
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/11/959B1EB6-DF30-4DEA-8FE7-2199103962E6_2018_11_04_11.jpeg?itok=7j3pkbmT)
Edi Rama kalon në vend të dytë për suprizat e tij me veshjet në ceremoniz zyrtare. Politika e atleteve është sfiduar së fundmi nga ambasadorja turke në Uganda, Sedef Yavuzalp e cila në ditën e Republikës ka dalë e veshur me një fustan trojan. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se ambasadorja është thirrur për sqarime në Ankara dhe se për këtë çështje ka nisur një hetim.
Pas spekullimeve se çfarë përfaqësonte veshja e ambasadores, pra nëse ishte një veshje që nderonte Romën e lashtë, apo grekët, në fund është sqaruar: Yavuzalp kishte veshur fustanin e Helenës së Trojës, apo më mirë i dedikohej asaj. Sqarimi publik i ambasadores edhe më serioz sesa shfaqja e saj: Në Uganda është aktualisht Viti i Trojës ndaj edhe ambasdorja është përshtatur.
Add new comment