Macron në Ballkan si lobues i marrëveshjes për ndarjen e Kosovës?

Postuar në 20 Nëntor, 2018 13:58

Mediat serbe referojnë një artikull të Radio France International sipas të cilit në vizitën e afërt në Beograd të presidentit francez, Emmanuel Macron, pritet të diskutohet ideja e marrëveshjes së korrigjimt të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Pas vitesh të një pasiviteti relative, diplomacia francize duket se do të përfshihet sërish në çështjet ballkanike, sidomos në negociatat e vështira mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Mbështetja e Macron do të jetë kruciale në bindjen e Gjermanisë që të lëshojë pozicionin e tanishëm që kundërshton çdo ndryshim kufiri në Ballkan

citon “B92” artikullin e RFI.

Ky lloj interpretimi ka rëndësinë e vet edhe për të kuptuar atë që po luan Tirana zyrtare, e cila së bashku me presidentin e Kosovës ka rënë dakord që kufijtë të korrigjohen. Kështu kryeministri Edi Rama njoftoi pak javë më parë se Emmanuel Macron mund të vizitojë Tiranën në këtë fund viti. Ka zëra se nëse presidenti francez nuk kalon nga Tirana, do të jetë ministri i Jashtëm francez ai që do të vijë në Shqipëri.

Nga kjo pikëpamje duket se qeveria e Edi Ramës duket e vendosur të ketë një rol në ndarjen e Kosovës dhe përfundimin me sukses të dialogut personal Vuçiç-Thaçi, duke luajtur me teza të këtilla që në fakt refuzohen gjerësisht mes shqiptarëve. Ose pak kuptohen.

Është ironike të shohësh – në dritën e artikullit të RFI- sesi Shqipëria po përpiqet të lobojë që Gjermania të mos kundërshtojë ndarjen e Kosovës përmes Francës. Se cilat janë interesat që udhëheqin këtë politikë kjo është shumë e vështirë për t’u kuptuar, pasi përgjithësisht janë opsionet maksimaliste ato që vihen në tryezë për negociim. Është e vërtetë se në Ballkan u arritën së fundmi disa marrëveshje apo janë hapur për diskutim disa të tjera, por cedimi në raport me Serbinë përkundrejt një marrëveshjeje që në fund do të jetë poshtëruese për shqiptarët dhe do të zhveshë nga kuptimi arsyet e luftës së vitit 1999 është i pakuptimtë. Ose gjen kuptim vetëm në Tiranën e Edi Ramës dhe Kosovën e Hashim Thaçit, dy njerëz me halle të mëdha personale dhe që kushtëzojnë të ardhmen e vendit me karrierën e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.