Salvini: I themi "Jo" sanksioneve ndaj Rusisë. E pakuptimtë heshtja ndaj Turqisë që ka pushtuar Qipron Veriore
Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka deklaruar se Roma zyrtare do të kundërshtojë sanksionet e mëtejshme ndaj Rusisë që vihen në emër të Bashkimit Europian. Radio Evropa e Lirë raporton se Salvini ka shtuar gjithësesi se Italia nuk do të vërë veto dhe as do të shkëpusë marrëdhëniet me vendet e tjera të BE-së.
Vij këtu sepse jam i bindur se sanksionet janë një çmenduri ekonomike, sociale dhe kulturore
tha Salvini gjatë një vizite në Moskë.
Ai ka krahasuar sjelljen e dyfishtë të BE-së që vendos sanksione ndaj Rusisë për shkelje të pretenduara prej kësaj të fundit në Ukrainë, por qëndron në heshtje për sa i përket pushtimit turk të Qipros veriore që është sipas tij një vend europian. Salvini ka deklaruar se do të bëjë ç’është e mundur për t’i dhënë fund sanksioneve ruse apo të paktën të ndalojë rinovimin e tyre çdo gjashtë muaj.
Nëse do të na kërkohet që të rivotojmë, do të themi Jo. Është e qartë se nuk ka kuptim që ato të vazhdojnë
shtoi ai gjatë një takimi me biznesmenë italianë në Moskë.
Comments
Jeni te korruptuar ne raport
Jeni te korruptuar ne raport me publikun shqiptar. Jeni portal Rus!!!
Add new comment