Papa: Ndjej se Zoti po kërkon ndryshimin e Kishës. Klerikalizmi, perversioni më i madh
Papa Françecku deklaron se Kisha Katolike ka nevojë për ndryshime dhe se madje tanimë sipas tij një gjë të tillë e kërkon edhe Zoti. Në një bashkëbisedim me jezuitë të vendeve Balltike, Papa është pyetur ndër të tjera edhe se çfarë mund të bëhet që ai të ndihmohet në misionin e tij. Përgjigja e Bergolios pasyqron dinamikën e politikës së tij në krye të Vatikanit që ka provokuar jo pak debate. Kësaj radhe Françesko ka përcjellë politikën e tij si vullnet të Zotit.
Nuk di çfarë të kërkoj. Por ajo që duhet bërë sot është shoqërimi i Kishës në një rinovim të thellë shpirtëror. Unë besoj se Zoti po kërkon një ndryshim të Kishës. E kam thënë shumë herë që një perversion i Kishës së sotme është klerikalizmi. Por 50 vjet më parë e ka thënë qartë Koncili i Vatikanit II: Kisha është populli i Zotit. Lexoni numrin 12 të Lumen gentium. Ndjej se Zoti do që koncili të gjejë rrugë brenda Kishës. Historianët thonë se për aplikimin e vendimeve të një Koncili duhen 100 vite. Jemi në gjysmën e rrugës. Pra nëse do të më ndihmosh vepro në mënyrë që ta çojmë përpara këtë Koncil
tha ndër të tjera Papa.
Deklarimet e tij vijnë ndërkohë që disa skandale kanë goditur Kishën dhe kur debatet për shkak të qëndrimeve të Papës rreth homoseksualëve janë shujmë të nxehta.
Add new comment