Serbi-NATO, marrëveshje për zgjidhjen e krizave eventuale në Kosovë
Serbia ka ceduar disi nga neutraliteti ushtarak që pretedon se e ka doktrinë primare në politikën e vet të Jashtme, teksa sot, presidenti i saj, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se ka rënë në marrëveshje me NATO-n, që në rast të një krize në Kosovë, Beogradi do të vendosë kontakte me Aleancën.
Procedura është vendosur në mënyrë që të parandalohen konfliktet dhe pasojat më serioze.
Nëse do të ketë nevojë ne do të vendosemi në kontakt sa më shpejt të jetë e mundur, brenda minutave dhe do të jemi në gjendje ta zgjidhim krizën menjëherë…
Bashkëpunimi është i mirë dhe ne kemi një sërë aktivitetesh të përbashkëta…I kam kërkuar sekretarit të NATO-s shumë herë që të mos reduktojë misionin e vet në Kosovë
është shprehur Vuçiç.
Deklaratat, presidenti serb i bëri gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg që viziton vendin në kuadër të një forumi për sigurinë. Ato vijnë pak pas takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin dhe përbëjnë zhvillim të ri.
Serbia e njeh Kosovën si provincë të sajën dhe me marrëveshjen e re, synon të jetë pjesë e vendimmarrjes rajonale, por duke mos përfshirë faktorët shqiptarë. Në këtë kuptim Beogradi ka arritur nëj gjysmë fitore teksa e skualifikon Prishtinën si palë të barabartë, ndonëse dialogu i mbikëqyrur e afirmon atë në status pariteti.
Por marrëveshja është një shkarje nga neutralieti për shkak se vendos kushte partneriteti me NATO-n edhe pse Serbia i përmbahet idesë se nuk dëshiron hyrjen në të. Thirrja e Vuçiç që KFOR të qëndrojë në Kosovë është tinzare në raport me Rusinë, pasi ndonëse ai e justifikon këtë me nevojën për siguri të serbëve në Kosovë, ajo bie ndesh me politikën e Kremlinit për frenimin e zgjerimit të NATO-s. Dhe KFOR si mision ushtarak i Aleancës është padyshim pararojë e Aleancës në Ballkan, një rajon që ka shumë xhepa sigurie bosh. w
Add new comment