Blloku Bota
Video/Rusia lëshon Luna-25 drejt Polit të Jugut të Hënës
Dy ditë më parë Rusia lëshoi në hapësirë, Luna 25, me mission uljen e butë në polin jugor të Hënës. Lëshimi u bë nga kozmodromi i Vostochnyt dhe stacion në fjalë lëviz mbi shtratin e një rakete Souyz-2.1b.
Parashikimet janë që Luna-25 të hyjë në orbitën e Hënë më datë 16 gusht dhe aktualisht agjencia shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos, ka njoftuar se është bërë aktivizimi i pajisjeve shkencore brenda saj.
Qytetet e Instagramit
Rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën sesi bëhet turizëm. Për shumë të tillë, një foto në qendrën e një qyteti turistik është më e rëndësishme se vetë përvoja e eksplorimit të tij. Corriere della Sera sjell rastin e Firenzes, një prej qyteteve më të vizituara në Itali, parë përmes përvojës së vetë turistëve.
BE nis hetimet për abuzimin me fondet e saj, në pranga zyrtari i parë në Bullgari
Dyshimet për abuzimin me fondet e saj e kanë shtyrë BE-në të nisë zyrtarisht hetimin ndaj Bullgarisë. Laura Kovesi, dikur kryeprokurore në Rumani, është sot shefja e institucionit më të madh të akuzës në BE.
Covidi-i felin vret macet e Qipros
Një variant me virulencë të lartë i Covid-it ka vrarë me mijëra mace në Qipro. Virusi u përhap me shpejtësi nëpopullatën e maceve të ishullit, saqë qeveriau detyrua të autorizonte përdorimin e pilulave të destinuara për njerëzit, si “armë” në duart e veterinerëve për të frenuar përhapjen e patogjenit.
200 milionë euro për të mos prerë pemët
Një fond prej 200 milionë eurosh do t’i jepet Rumanisë për të shpëtuar nga prerja pyjet e saj. Skema e miratuar nga Komisioni Europian parashikon që përfituesit e këtij fondi të jenë fermerët rumunë, të cilët në këmbim të pagesës, nuk do t’i presin drurët e pyjeve të vendit.
“Skema synon të mbrojë biodiversitetin, të përmirësojë ekosistemin dhe të ruajë habitatet dhe peizazhet”, thuhet në një njoftim për shtyp të KE.
Polonia çon 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë
Polonia do të stacionojë 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusisë.
“Rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në kufi. 4 000 do të mbështesin direkt Rojën Kufitare, ndërsa 6 000 do të jenë rezervë” , tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.
Zjarret shkatërrojnë ishujt në Havai (VIDEO)
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën një valë të paprecedent zjarresh që kanë përfshirë Big Island (Ishullin e Madh) dhe Mauin, në Havai. Guvernatori i shtetit amerikan, Josh Green, tha se qyteti i Lahanias është shkatërruar dhe qindra familje janë evakuuar.
Në perëndim të Mauit, zonë me resorte, për shkak të dëmtimit të rrjetit, është i pamundur çdo lloj komunikimi me celular.
“Duket sikur e gjithë zona është bombarduar gjatë një lufte”, ishte përshkrimi i njërit nga pilotëve që fluturuan mbi Maui.
Loja përsëritet në Kosovë/Reforma është domosdoshmëri, vettingu është zgjidhja!
Reforma është domosdoshmëri, vettingu është zgjidhja
Këto fjalë ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të qeverisë së drejtuar prej tij. Ai ka sjellë shembuj dhe shifra sondazhesh për besueshmërinë e ulët të drejtësisë në Kosovë, duke iu referuar USAID-it dhe PNUD-it, dy ente që kanë organizuar vrasje të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
55 mijë euro për flokët dhe grimin e Merkelit
Taksapaguesit gjermanë kanë paguar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e ish-kancelares Merkel, qëkur ajo la detyrën. Prej dy vjetësh, pavarësisht se ka lënë postin kryeministror, qeveria gjermane i paguan Merkelit disa shërbime.
Kryeministri i ri i Nigerit. SHBA sugjeron diplomacinë
Diplomacia është mjeti i preferuar për zgjidhjen e krizës në Niger. Kështu është shprehur sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken që raportohet se ka zhvilluar bisedime me krerët e grushtit të shtetit në shtetin afrikan.
Ndërkohë këta të fundit kanë caktuar si kryeministër të ri të vendit, Ali Mahaman Lamine Zeine, ish-shefi i kabinetit të ministrit të Financave.