Blloku Bota
Sanchez i kërkon BE-së të njohë gjuhët e tjera të Spanjës
Spanja kërkon që gjuhët baske, katalane dhe galike të njihen si gjuhë zyrtare të BE-së. Kërkesa e Spanjës u përcoll te presidenca e radhës e BE nga ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në një letër ku thuhet se "gjuhët spanjolle, përveç kastilianes, që gëzojnë statusin e gjuhëve zyrtare në Spanjë” duhet t'i shtohen listës së 24 gjuhëve zyrtare të BE-së.
Ish-kancelari austriak, nën akuzë për dëshmi të rreme
Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, akuzohet për dëshmi të rreme. Fjala është për hetimin e nisur ndaj tij pak vite më parë, lidhur me të ashtuquajturin skandali i Ibizës.
Ngritjen e akuzës ndaj ish-kancekarit austriak e konfirmoi Zyra e Prokurorisë Ekonomike dhe Korrupsionit të Austrisë. Kallëzime penale janë bërë edhe ndaj ish-shefit të kabinetit të Kurz, Bernhard Bonelli, raportojnë mediat austriake.
Gjykimi ndaj Kurz nis më 8 tetor.
“Rusia po rrezikon luftë me NATO-n në Detin e Zi”
Moska rrezikon luftë direkte me NATO-n, për shkak të përpjekjeve të saj për të kontrolluar anijet në ujërat ndërkombëtare dhe për të mbytur ekonominë ukrainase.
Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, James Stavridis, i cili udhëhoqi forcat e aleancës në kontinent midis 2009 dhe 2013, thotë se “veprimet e Rusisë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi përbëjnë një rrezik real për ta përshkallëzuar këtë në një luftë në det midis NATO-s dhe Federatës Ruse”.
Një NATO e re në Azi
TASS: MI6 me grup vrasësish ukrainas në Afrikë
Agjencia ruse e lajmeve, “TASS” raporton se shërbimi sekret britanik MI6 ka përgatitur një skuadër vrasësish profesionistë për ta përdorur për operacione sabotazhi në Afrikë.
Agjencia citon burime të vetat ushtarako-diplomatike, sipas të cilave në përbërje të një skuadrës me 100 veta bëjnë pjesë edhe pjesëtarë të grupeve nacionaliste ukrainase dhe atyre neonaziste, që do të synojnë parandalimin e bashkëpunimit mes vendeve afrikane dhe Rusisë.
New York Times ndalon përdorimin e arkivës së saj nga inteligjenca artificiale
Gazeta New York Times nuk do të lejojë që artikujt e botur prej saj të shërbejnë si “ushqim” për inteligjencën artificiale. Me ndryshimin e politikave të saj, The Times synon të ndalojë përdorimin e arkivës së saj për trajnimin e “çdo programi kompjuterik, përfshirë dhe pa u kufizuar në, mësimin e kompjuterave të inteligjencës artificiale”.
Ndalimi përfshin të gjitha llojet e përmbajtjes së gazetës: tekst, foto, video dhe metadata, raporton Gizmodo.
"Nuk lejojmë që BE të cenojë sovranitetin tonë kombëtar"
“Polonia nuk i shkel ligjet e BE-së, por e di mirë se ku janë kufijtë e saj". Gjashtë muaj pasi Komisioni Evropian e paditi Poloninë në gjykatën më të lartë të BE-së për shkelje të ligjit të BE-së nga Gjykata Kushtetuese polake dhe praktikës gjyqësore të saj, kryeministri euroskeptik Mateusz Morawiecki, thotë se nuk do të lejojë kurrë që institucionet e unionit të cenojnë sovranitetin e shtetit polak.
Bashkia e Pragës refuzon statujën e Ataturkut
Autoritetet e bashkisë së Pragës në Republikën Çeke, kanë refuzuar një kërkesë të ambasadës turke për vendosjen e një statuje të Mustafa Kemal Ataturk në rrugën “Ankaska” në distriktin e gjashtë të qytetit. Zv.kryetari i distriktit për kulturën, Jan Lacina, ka shpjeguar arsyet e refuzimit që lidhen me cilësitë artistike të statujës dhe kontekstin historik të rrugës ku do të vendosej ajo.
Megjithatë një pikë kryesore e kontestimit erdhi lidhur me ngjarjet e vitit 2015
Niger, junta akuzon presidentin për tradhti të lartë
Liderët e grushtit ushtarak të shtetit në Niger njoftuan se do ta ndjekin penalisht presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum. Ky i fundit do të akuzohet për "tradhti të lartë" dhe "minim të sigurisë" të vendit, bëri të ditur në një njoftim televiziv junta ushtarake që ka marrë në dorë drejtimin e vendit.
1 trilion lira për dëmet e tërmetit në Turqi
Rreth një 1 trilion lira (37 milionë dollarë) do të japë qeveria turke për të rikuperuar pasojat e tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin në shkurt të këtij viti.
Nga buxheti i qeverisë turke do të dalin 762 miliardë lira, ndërsa pjesa tjetër do të jenë në formën e alokimeve për pushtetin vendor, agjencinë e punësimit İşkur dhe agjencinë e sigurimeve shoqërore SGK. “Ne llogarisim se shpenzimet e përgjithshme do të jenë rreth 1 trilion lira këtë vit," tha zëvendëspresidenti Cavit Yılmaz.