55 mijë euro për flokët dhe grimin e Merkelit
Taksapaguesit gjermanë kanë paguar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e ish-kancelares Merkel, qëkur ajo la detyrën. Prej dy vjetësh, pavarësisht se ka lënë postin kryeministror, qeveria gjermane i paguan Merkelit disa shërbime.
Sipas Tagesspiegel, ish-kancelarja ia beson flokët dhe grimit një profesionisti të lirë me bazë në Berlin. Për vitin 2023, deri tani fatura e saj ka arritur 17 200 euro, ndërsa viti 2022 u mbyll me 37 780 euro.
Qeveria gjermane e justifikon këtë kosto me paraqitjen e ish-kancelares në evente publike dhe private.
Në të kaluarën, kostot për shërbime të tilla kanë hapur shpesh debat. Presidenti i Shoqatës së Tatimpaguesve, Reiner Holznagel, ka kërkuar disa herë që kostot të reduktohen në minimum dhe, në rast dyshimi për abuzim, të paguhen privatisht.
Flokët dhe grimi duket se janë shumë të rëndësishme edhe për kancelarin aktual. Sipas Taggesspiegel, Olaf Scholz dhe përfaqësuesit e kancelarisë kanë shpenzuar 21 808 € për flokë dhe grim, ndërsa vitin e kaluar ky zë në shërbimet qeveritare arriti në 39 910€.
Kabineti i Scholz duket se e vlerëson paraqitjen akoma më shumë se paraardhësja, pasi një hetim parlamentar në fillim të këtij viti konkludoi se shpenzimet për fotografë, parukierë dhe artistë grimi u rritën në rreth 1.5 milionë euro në vitin e parë të qeverisë së Scholz në 2022. Kjo shumë është sa 80% e asaj që kishte shpenzuar Merkel për të njëjtat shërbime gjatë vitit të fundit në pushtet.
Edhe në nivel rajonal, drejtuesit gjermanë nuk kursehen. Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, ishte në titujt e gazetave javën e kaluar, për shpenzimin e 180 000 euro për fotografë free-lance vetëm në vitin 2022. 36 000 € të tjera në vit është paguar një fotograf i punësuar.
Comments
E prape se prape ibreti alem
E prape se prape ibreti alem duket kjo Merkel.
Add new comment