Covidi-i felin vret macet e Qipros 

Postuar në 11 Gusht, 2023 16:50

Një variant me virulencë të lartë i Covid-it ka vrarë me mijëra mace në Qipro.  Virusi u përhap me shpejtësi nëpopullatën e maceve të ishullit, saqë qeveriau detyrua të autorizonte përdorimin e pilulave të destinuara për njerëzit, si “armë” në duart e veterinerëve për të frenuar përhapjen e patogjenit. 

Rreth 80 mijë kapsula janë shpërndarë menjëherë në spitalet veterinare, tha për The Guardian drejtori i shërbimeve shëndetësore qeveritare, Christodoulos Pipis. Peritoniti infektiv i maces (FIP) shkaktohet nga një koronavirus. Ky infeksion, nëse nuk trajtohet, është pothuajse gjithmonë fatal.

I referuar si një "shpërthim FCoV-23", virusi u vu re për herë të parë në janar në Nikosia. Brenda 3-4 muajsh, ai ishte përhapur në të gjithë ishullin, sipas Shoqatës Panqipriane Veterinare (PVA). 

Ekspertët nga Universiteti i Edinburgut, që kanë bashkëpunar me shoqatën, kanë zbuluar se në 12 javë numri i rasteve të Fip të konfirmuara me teste është rritur 20 herë në krahasim me një vit më parë.

Analizat po përqendrohen te mutacioni i mundshëm që çoi në këtë lloj agresivi të koronavirusit të maces. Megjithëse virusi i mutuar i maces nuk ka lidhje me Covid-19 dhe nuk mund të kalojë nga njerëzit, përbërësi aktiv në pilulat antivirale, molnupiravir, ka rezultuar i dobishëm për macet e diagnostikuara me Fip.

Shpërthimet e këtij infeksioni, edhe pse të rralla, kanë ndodhur më parë në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Tajvan dhe Greqi, por kanë qenë gjithmonë të kufizuara në ferma. Në Qipro, virusi duket se ka marrë një formë shumë më virulente, e cila po vret edhe kafshët shtëpiake. Dhe nuk mungojnë polemika. 

Shoqata për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Maceve (Putrat) e ishullit deklaroi së fundmi se rreth 300 000 mace, si shtëpiake ashtu edhe endacake, kanë ngordhur si pasojë e infeksionit që nga fillimi i vitit.

Veterinerët lokalë e quajnë shifrën të ekzagjeruar, duke folur për 8 000 mace të ngordhura në gjysmën e parë të 2023, megjithatë, duke mos mohuar ashpërsinë e epidemisë. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.