Video/Rusia lëshon Luna-25 drejt Polit të Jugut të Hënës
Dy ditë më parë Rusia lëshoi në hapësirë, Luna 25, me mission uljen e butë në polin jugor të Hënës. Lëshimi u bë nga kozmodromi i Vostochnyt dhe stacion në fjalë lëviz mbi shtratin e një rakete Souyz-2.1b.
Parashikimet janë që Luna-25 të hyjë në orbitën e Hënë më datë 16 gusht dhe aktualisht agjencia shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos, ka njoftuar se është bërë aktivizimi i pajisjeve shkencore brenda saj.
Stacioni që është automatik do të studiojë strukturën e truallit hënor, eksplorojë burimet natyrore, si dhe ndikimin e rrezeve kozmike dhe radiacionit elektromagnetik.
Po kështu Luna-25 do të marrë foto të Hënës dhe Tokës nga poli jugor përmes komandimit nga Toka. Një mision të ngjashëm nisi pak kohë më parë edhe India.
Hëna dhe Marsi janë kthyer tashmë në objektiva konkretë të fuqive hapësinore.
Add new comment