Blloku Billboard
Rasti Balili, fillimi i fundit për qeverinë Rama ka nisur
Implikimi i një zyrtari shtetëror në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe gjithçka pasoi me mosarrestimin dhe zhdukjen e tij, ekspozon turpshëm qeverinë shqiptare përpara partnerëve ndërkombëtarë dhe kompromenton rëndë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Faktet që dolën në dritë falë hetimit të policisë greke dhe DEA-s amerikane lidhin keq të ardhmen politike të udhëheqjes aktuale që përballë çdo argumenti ka të dokumentuar implikimin e strukturave të saj në rrjetet kriminale të drogës.
Anashkalim dhe shkelje e ligjit si standard – që nga restaurimi i kryeministrisë e deri te busti i Clinton në Sarandë
Një media lokale e Sarandës, “sarandaweb.net”, raporton se Këshilli Bashkiak i këtij qyteti ka miratuar – me propozim – të kryetares së bashkisë, Floriana Koka – vendosjen e një busti të Hillary Clinton, në bulevardin kryesor të qytetit. Meqenëse koha dhe nervi për të debatuar për monumentet që ngremë, një formë e ngurtësuar e kujtesës së të ardhmes, nuk ekziston, mbetet që vëmendja të transferohet te prcedurat dhe transparenca. Ja si po procedohet për bustin e Clinton, sipas “sarandaweb.net”:
Dosjet e kuqe ku fshihen Balili dhe përgjegjësitë e skandaleve të ekipit "proletar"
Qeveria po vihet përballë disa skandaleve për të cilat deri më tani nuk është e aftë as të mbrohet e as të shfajësohet, a thua jeton në tjetër planet dhe populli që ka nën vete dhe që i ka rënë për pjesë po i bie në qafë kot.
A kemi ende një Polici të Shtetit?
Klemend Balili duket se ka dalë nga Shqipëria dhe askush nuk di të thotë se ku ndodhet. Hamendësimet e Sali Berishës se ai është në Kubë, janë një version që kalohet në heshtje nga Policia e Shtetit me në krye Sajmir Tahirin. Por edhe nëse nuk ka dalë nga Shqipëria, e sigurtë është se Klemend Balili, një zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i akuzuar në mediat greke për lidhje me një fill trafiku droge, po fshihet.
Brekët e grisura të Shukriut, a ka dorë Ilir Meta?
Ka një seri ngjarjesh që kanë plasur në duart e pushtetit dhe që duket se po i shërbejnë ruajtjes së gravitetit të qeverisë, e cila po konsumon ditë diskretitimi edhe në aspektin e saj më produktiv, atë të propagandës. Lëkundjet e para nisën me publikimin nga mediat greke të superoperacionit kundër një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës, ku rezulton i përfshirë Drejtori i shkarkuar i Transportit të Sarandës, Klemend Balili.
Liderët...
Dy ditët e fundit, lajmet për pjesëmarrjen e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të PS-së e LSI-së, nuk i kanë lënë shqiptarët pa argëtimin e zakonshëm që karagjozët e politikës ofrojnë falas. Përveç diskutimit se pjesëmarrja e ambasadorëve në këto mbledhje është shumë fyese dhe lidhet me sovranitetin – i cili nuk mund të kuptohet pa dinjitetin – interes përbën sjellja e atyre që i quajnë, apo vetëquhen Liderë. Impotenca e tyre që doli lakuriq, si atuja e vetme që kanë në politikë.
Shënim: Berisha, një karrem njësoj si ai në vitin 1997
Dy ditët e fundit në disa media është ngritur shqetësimi se një nen i reformës në Drejtësi që flet për hetimin e zyrtarëve të lartë krijon mundësi që ish-ministra të qeverisë së Sali Berishës t’i ikin gjykimit nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe e Apelit.
Liberalizimi i përgjimeve, një lojë e rrezikshme me të drejtat e të gjithëve
Qeveria aktuale po hedh disa hapa të dyshimtë dhe pa e sqaruar publikun, përmes të cilave hapësira e lirisë dhe të drejtave do të ngushtohet duke rrezikuar të jetë peng i arbitraritetit. E bën më shqetësuese situatën mungesa e argumentimit të vërtetë për nevojën e ndryshimeve ligjore që prekin privatësinë, mbrojtja e së cilës nuk mund të kuptohet pas funksionimin e gjykatave, si dhe mungesa e provua e kapaciteteve për të realizuar synimet që shpallen. Çfarë po ndodh dhe çfarë po synohet?
***
Shqipëria dhe Kosova, “shtete “që kanë probleme me Protokollin
Hashim Thaçi u zgjodh President i Kosovës dhe ky është tashmë një fakt i prodhuar nga institucionet e vendit. Ndonëse ceremonia në qendër të Prishtinës i ngjante një dasme të fortësh që pretendojnë se edhe kur marrin frymë ky është interes publik, sërish Thaçi është në mënyrë legjitime numri një i shtetit të ri në Ballkan. Po sa pranohet ky fakt nga pjesa tjetër? Shumë vështirë, madje aq sa sfidon rregullat normale protokollare.
Një kryeministër që përdor kompleksin e inferioritetit si argument dhe mbrojtje
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se ka humbur qetësinë në raport me kundërshtitë që ka prodhuar projekti i ri i stadiumit në Tiranë. Ndalimi i disa gazetarëve që kërkonin të hynin në mbledhjen e djeshme ku diskutohej – vetëm nga një njeri – projekti, dëshmon këtë gjë. Kryeministri u justifikua se “ata nuk kishin ftesë”. Apo se “shoqata e arkitektëve e mbështeti projektin”, duke aluduar se atë e miratojnë profesionistët dhe e kundërshtojnë “gjithologët”. Të cilët meqë ra fjala ishin shumë të dobishëm kur i kundërviheshin Berishës thuajse për çdo gjë.