Blloku Billboard
Republikë e inkriminuar
Elvis Roshi është akuzuar për përdhunim në grup. Ai dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Bshkisë së Kavajës, por pastaj e anulloi atë për të pretenduar se duhet të flasë drejtësia. Kryeministri heshti. Heshti për të hapur rrugën e rikthimit të Roshit. Roshi është nga njerëzit e përmendur që në zgjedhjet lokale edhe nga ambasadori amerikan si person që nuk duhet të kandidojë. Si person i papërshtatshëm. Por kryeministri është një fanatik i dëshmisë së penalitetit. A beson ende njeri, përveç tij se Roshi është vetëm një njeri që ka përballur dallgët e jetës?!
Dështim i paralajmëruar i takimit Rama-Basha
Me nxitjen e ndërkombëtarëve dhe kryesisht të ambasadës amerikane, kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike do të takohen të hënën në përpjekje për të gjetur konsensusin e nevojshëm për miratimin e reformës në drejtësi.
Mesatarja e Rilindjes në dy tekste të ngjashme...
Sot në Parlament Ben Blushi zhvilloi një polemikë me disa përfaqësues të Partisë Socialiste mbi atë se çfarë do të thotë të jesh socialist. Fjala është për socialistin si model i përpunuar i njeriut të angazhuar zyrtarisht majtas në Shqipëri dhe jo për socialistin si zbatues dhe asimilues i një doktrine. Kjo polemikë, e provokuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ngrihet mbi hipotezën se cilësimi socialist në Shqipëri është pozitiv, nisur nga ajo që socialistët kanë krijuar në politikën shqiptare.
Fundi i “Paktit” me Dëshmitë e Penalitetit
Elvis Roshi tashmë është një ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës. Kokfortësia e pushtetit, kryeministrit dhe Partisë Socialiste për të bërë sikur nuk di gjë, apo për të mbrojtur një njeriun e vet, nuk ka fituar mbi domosdoshmërinë e një standardi që mendohej se ishte i panegociueshëm. Elvis Roshi ka deklaruar se është dënuar pa dijeninë e tij dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Pak ditë më parë u bë lajm në media se ai “nuk mbante mend pse ishte dënuar në Gjermani”, ndërkohë që historisë së ndryshimit të emrit, iu mbivendos edhe ajo e ndryshimit të mbiemrit.
Lustracion me Flamur Nokën nga partia e Gramoz Ruçit
Flamur Noka është bërë papritur protagonisti i madh i politikës së ditës. Rrufepritësja e politikës difensive të Partisë Socialiste, e cila ndonëse në pushtet, vijon të luajë në mbrojtje. Çfarë ka bërë Flamur Noka?
Modeli i politikanit shumëpërdorimësh
Sajmir Tahiri duket se ia ka hedhur edhe këtë herë. Pa mohuar dot se një pajisje përgjimi është operuar nga policët e tij në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, por as duke e pohuar dot deri në fund, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, i diskredituar në çdo drejtim, luajti atë pjesë që di të bëjë më mirë: ditët e para nuk fliste, heshtte, ulte sytë sa herë dilte në media dhe pranoi që në Komisionin e Sigurisë të poshtërohej dhe tallej nga Flamur Noka. Të cilit dikur, me kapardisje i thërriste “Mul”.
Një tender më shumë...
Sot ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njoftoi në konferencën “Investo në Shqipëri: Sfida dhe mundësi”, se “do të ngrihet edhe një sistem informatik, i cili do të krijojë ndërlidhje në kohë reale mes selive tona diplomatike dhe institucioneve qendrore me qëllim dhënien e informacionit sa më të plotë për investitorët e huaj”. Nga ana e vet ministria e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi kërkoi që “diplomatët të kenë më shumë njohuri për marrëveshjet tregtare të Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare dhe shtetet e ndryshme”(
Zoti ministër, Akademia e Policisë nuk është organizatë politike!
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ligjëroi sot para të rinjve që fituan të drejtën për të vazhduar studimet në Akademinë e Sigurisë, duke folur fatkeqësisht për veten dhe për opozitën dhe jo për integritetin e policisë. Ministri përdori podiumin e një institucioni shtetëror për të bërë politikë, duke u treguar policiëve të ardhshëm se kush janë të mirët dhe kush të këqinjtë në këtë vend.
Armët për vetëmbrojtje, një propozim që duhet diskutuar seriozisht
Gazeta e njohur amerikane “The Washington Post” i ka kushtuar një shkrim atyre që kanë nisur të quhen “patriotë” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të cilët shohin si kërcënim kryesore për liritë e tyre kushtetuese qeverinë federale. Në krye të lëvizjes, e cila po rritet shpejt, është një 40 vjeçar B.J.Soper, i cili nisi lëvizjen bashkë me 30 njerëz të tjerë.
A na përgjojnë në shkelje të ligjit? Kjo ka më shumë rëndësi se vizita e munguar e Visho Ajazit tek kryeministri
Raportimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, para Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ka tërhequr vëmendjen për shumëçka. Një nga këto është edhe deklarimi i tij se për informacionin e ardhur se në Shqipëri ka hyrë një pajisje përgjimi, pa leje dhe pa dijeninë e Prokurorit të Përgjithshëm, ai nuk e ka informuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përgjigja e Ajazit ndaj kësaj pyetjeje ishte: “Lidhur me pyetjen pse s’e kam informuar zyrtarisht Kryeministrin ishte se ishte informacion i pakonfirmuar.