Dështim i paralajmëruar i takimit Rama-Basha
Me nxitjen e ndërkombëtarëve dhe kryesisht të ambasadës amerikane, kryeministri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike do të takohen të hënën në përpjekje për të gjetur konsensusin e nevojshëm për miratimin e reformës në drejtësi.
Por pavarësisht pritshmërive të ndërkombëtarëve, takimi mes Ramës e Bashës duket se nuk do prodhojë as konsensus dhe as ndonjë marrëveshje për të tejkaluar ngërçin politik me reformën në drejtësi. E para sepse takimi nuk është produkut i vullnetit të palëve, por një sajesë e sforcuar për të mos u thënë "jo" amerikanëve që janë edhe kumbarët e këtij takimi.
E dyta predispozita e palëve nuk jep shpresa për një marrëveshje politike. Një ditë më parë kryeministri tregoi se do marrë pjesë formalisht në takim ndaj dhe u kursye për të etiketuar opozitën sipas metrit të arrogancës që shqaq me audiencën brenda vendit, duke i hedhur më publik lëshimet ndaj opozitës dhe mos pritur takimin e së hënës.
Nga ana tjetër, kryetari i PD duket i palëkundur në kushtet që ka vendosur paravarësisht presionit në rritje të amerikanëve përmes Ndihmës-sekretares, Viktoria Nulland. " Do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik dhe një drejtësi të pakapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi dhe nga Habilajt”, u shpreh Basha. Nisur nga ky kontekst takimi duket një dështim i paralajmëruar.
Add new comment