Rrëfehet Nicole Scherzinger: Ja përse qëndrova me Hamilton dhe përse i dhash fund.

Postuar në 27 Maj, 2015 12:48

‘Jam në një kapitull të ri të jetës sime’! kanë qenë pikërisht këto fjalët e këngëtares Nicole Scherzinger e cila është rrëfyer ne revistën ‘People’ lidhur me romancën e dështuar me Lewis Hamilton.

 

Duket se ‘vulën’ marrëdhënies së tyre ja ka vënë kampioni i F1, pas festive të shfrenuara me modele si Gigi Hadid dhe së fundmi Kendall Jenner (motra e Kim Kardashian). Nicole thotë:’Ndonjëherë njerëzit qënndrojnë në një lidhje sepse kalojnë mire, sepse nuk dëshirojnë që të mbeten vetëm. Por jam në një kapitull të ri të jetës sime, e cila po pëson një transformim total.’

 

Megjithatë duket se tolerance e Scherzinger është e pafundme, dhe ajo do të tolerojë veprimet e Hamilton, sepse nënkuptoi që dera është e hapur nëse bëhet fjalë për tu pajtuar. Ajo shton:’Nëse njerëzit janë të destinuar për të qëndruar në jetën tënde atëherë ata do të kthehen sërish. Ndonjëherë në një lidhje sidomos të gjatë, harrojmë veten, harrojmë se sa të vecantë jemi sepse fokusohemi 100% tek partneri në krahë.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.