Ndiheni të stresuar? 5 këshilla për paqe mendore
Stresi është thuajse një shoqërues i përditshëm në jetën tone, por duke ndjekur 5 këshilla të thjeshte, do të habiteni se si do të ndryshojë jeta juaj.
1.Bëni gjërat më të rëndësishme
Çdo ditë bëni një listë të gjërave më të rëndësishme të ditës, dhe jepini shumë prioritet asaj liste, duke mos u shqetësuar për vogëlsira.
2.Shëtit në natyrë
Natyra është celësi i qetësisë, ajo ka një efekt të mrekullueshëm, që nuk mund ta zëvendësojë as shopping (pazari), apo qëndrimi përpara TV ose intërnetit. Shëtisni përgjatë bregut të detit, uluni në një park, apo ecni përmes pemëve, dhe automatikisht do të mendoni gjëra më të mira.
3.Mjaft krahasuar veten tuaj
Duhet t`i jepni fund këtyre:
‘Ai është më i pasur se unë.’
‘Ajo është shumë më elegante se unë’
Në këtë botë do të ketë gjithnjë njerëz më të dobët dhe më të pasur se ju, mund të synoni dicka, të punoni dh eta arrini, por jeta nuk ka përse të jetë e bazuar mbi krahasimin.
4. Mos u përpiqni të ndryshoni të tjerët
Po, kjo është shumë stresuese, në rastin e një gruajë që përpiqet te ndryshojë bashkëshortin për shembull, që ai të heq dorë nga alkoli apo duhani. Nuk mund te detyroni askend, nuk do të fuksionojë, dhe ju do të stresoheni. Mos harroni: Prindërit dhe policët duhet të detyrojnë të tjerët ndonjëherë por jo ju, gjithcka do të ndryshojë gradualisht!
5.Jini mirënjohës
Mbase partneri juaj nuk është më perfekti, apo fëmija nuk ka sjelljen përkryer, por provoni të jini cdo ditë mirënjohës për dicka, për një virtyt që kanë. Përse? Epo nuk mund të jeni mirënjohës dhe të stresuar njëkohësisht./E.B
Add new comment