Lamtumirë përgjithmonë OTR! JR nis karrierën solo, dhe paralajmëron një super-klip!
Në karrierën e tij të hershme ka patur vetëm bashkëpunime, si në rastin me rreperin kosovar Duda. JR, një ish-anëtar i grupit të njohur OTR, ka vendosur të eci përpara edhe pa shoqëruesit e dikurshëm, ai po nis karrierën solo, dhe paralajmëron një super-klip.
Nëpërmjet fotove të publikuara në faqen e tij zyrtare kuptojmë se xhirimet kanë nisur, por detaje ende nuk dihen shumë. Kënga në fjalë titullohet ‘Hiqmu Sysh’. Të jetë ky një dedikim apo thjeshtë një frymëzim i momentit? Kjo mbetet për tu parë në muajt në vazhdim.
Kujtojmë se përpara ketij klipi, JR (ose sic quhet në të vërtetë Jetmir Rajta), ka patur bashkëpunimin e suksesshëm me BlazeR ‘Tfala kush tpysi’ sërish në versionin video./E.B
Add new comment