Salma Hayek, flet ‘pa dorashka’:’Që e re i ushtrova vetes presion, dhe GABOVA RËNDË!’

Postuar në 14 Korrik, 2015 12:33

Është e vështirë në ditët e sotme të gjesh partnerin perfekt, dhe kjo nuk vlen vetëm për personat e zakonshëm por edhe për ata me famë. Këtë ka lënë të kuptojmë intervista e Salma Hayek për  revistën ‘Allure’, e cila flet pa dorashka lidhur me marrëdhëniet e gabuara që krijuar, vetëm e vetëm sepse i ushtronte vetes ‘presion’.

 

Salma thotë:’Që në moshë të re e dija që do të dashurohesha me mashkullin perfekt. Më pas u shqetësova shumë për gjetjen e tij dhe krijova disa lidhje të gabuara. U dëshpërova, dhe nisa të shihja gjëra ‘të mrekullueshme’ edhe tek djemtë që nuk ishin aspak të tillë. Por kam gjetur edhe disa që ishin të mire.’

 

Megjithatë gabimet janë për njerëzit, rëndësi ka reflektimi, Salma shton:’Më pas i thash vetes ‘QETËSOHU’, ti do të gjesh një bashkëshort perfekt që do të të adhurojë për pjesën e mbetur të jetës dhe kështu ndodhi.’ Salma Hayek është martuar me biznesmenin Francois, në vitin 2009 dhe kanë një vajzë 7-vjecare të quajtur Valentina./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.