600 mijë të pasiguruar më 2017-n, 600 mijë edhe më 2025-n?!

Postuar në 22 Mars, 2025 18:42

Në një komunikim “syrash” një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria paguan aktualisht rimbursim ilaçesh për 600 mijë të pasiguruar. Është një shifër që është dhënë nga z. Rama që në vitinn 2017 dhe mbetet thelbësore për barrën që krijon mbi fondin e sigurimeve. Por shifra është shumë e madhe nëse mban parasysh faktin se në Shqipëri janë 820 mijë të punësuar dhe 710 mijë përfitues. A është pra kjo Shifra e vërtetë? Eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha, shprehej sot se shifra nuk qëndron.

Në vitin 2013, kur ka marrë pushtetin kanë qenë 713 mijë të siguruar. Ndërsa sot, sipas të dhënave të tij, janë rreth 820 mijë të punësuar që paguajnë sigurime. 710 mijë janë përfitues të skemës. Të deklarosh që ke 600 mijë të pasiguruar është problem i madh. Me strukturat e veta e ka pasur për detyrë evidentimin dhe luftën kundër informalitetit.

Nuk janë 600 mijë të pasiguruar. Censusi i fundit ka evidentuar 2.4 milionë banorë në Shqipëri. Janë 820 mijë të punësuar. Janë edhe 710 mijë përfitues. Pra, kjo shifër e kalon mbi 1.5 milionë. Pra, këta janë të gjithë mbi 18 vjeç. Pra, i bie që popullsia e paregjistruar është shumë herë më pak. Ose e ka shifrën e gabuar ose bën propagandë. E thotë se pavarësisht se qytetarët nuk sigurohen, ne u shërbejmë falas

shprehet ai.

A janë pra 600 mijë të pasiguruar? Me gjasë jo, por kërkon patjetër guxim apo arrogancë të madhe të deklarosh një shifër të tillë pas 12 vjetësh në pushtet dhe kur pranohet zyratrisht se skema e pensioneve është në krizë të madhe për disa arsye objektive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.