Sigurimet Shëndetësore
600 mijë të pasiguruar më 2017-n, 600 mijë edhe më 2025-n?!
Në një komunikim “syrash” një ditë më parë, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria paguan aktualisht rimbursim ilaçesh për 600 mijë të pasiguruar. Është një shifër që është dhënë nga z. Rama që në vitinn 2017 dhe mbetet thelbësore për barrën që krijon mbi fondin e sigurimeve. Por shifra është shumë e madhe nëse mban parasysh faktin se në Shqipëri janë 820 mijë të punësuar dhe 710 mijë përfitues. A është pra kjo Shifra e vërtetë? Eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha, shprehej sot se shifra nuk qëndron.
Ligji "Beqaj" për sigurimet shëndetësore dhe pikëpyetjet për shëndetësinë falas
Shëndetësia falas është një nga premtimet që po konfirmohet vetëm si gjetje elektorale e sektorit të shëndetësisë në Partinë Socialiste, e thënë në kushtet e pasigurisë për të fituar zgjedhjet edhe pas 8 vitesh në opozitë. Hapat që po ndërmerr qeveria dhe ministri Beqaj në këtë drejtim nuk çojnë ujë në përmbushjen e këtij premtimi dhe ngrejnë pikëpyetje të mëdha mbi seriozitetin e deklaratave të bëra para zgjedhjeve.