Rusia paralajmëron tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2025/02/1437967_2025_02_06_13.jpg?itok=lLtnTKFD)
Pas vendimit të Donald Trump, edhe Rusia po mendon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon zv.kryeatrin e Parlamentit rus, Duma, Poytr Tolstoy, që ka shprehur nevojën e një hetimi të aktiviteteve të OBSH-së në Rusi.
Ka ardhur koha për një hetim përfshirës rreth operacioneve të OBSh-së në Rusi. Gjatë periudhës së hetimit, anëtarësia e Rusisë duhet të paktën të pezullohet. Në finale, do të ishte mirë për ne që të tërhiqemi plotësisht
citohet ai.
Sipas tij, pas SHBA, Bill dhe Melinda Gates janë të tretë në nivelin e sponsorizimit dhe donacioneve. Gavi, një aleancë për vaksinat, e themeluar po nga Gates, vjen e katërta. Mbi këto premisa dhe nisur nga fakti se me tërheqjen e SHBA, OBSh, mbetet në praktikë një organizatë e financuar nga Gates, Tolstoy shton se:
Pyes: pse është e detyruar Rusia të mbetet anëtare e një “organizate” që së shpejti do të jetë në themel e kontrolluar nga një njeri me reputacion të diskutueshëm në kujdesin shëndetësor
shprehet ai.
Add new comment