Pensionohen 47 drejtuesit më të lartë të ushtrisë greke, Dendias: Kemi më shumë se SHBA

Postuar në 10 Janar, 2025 22:26

Ministria e Mbrojtjes së Greqisë ka vendosur pensionimin e 47 ushtarakëve të lartë, përfshirë kreun e ushtrisë, Inspektorin e Përgjithshëm të Ushtrisë, kreun e Marinës dhe të Forcave Ajrore. 

Mund të duken si të papritura, por këto janë një hap i vendosur që pasojnë vendime për bashkimin e njësive ushtarake dhe vënien në jetë të një Strukture të re të Forcës, aprovuar nga Parlamenti dhe Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes

citohet ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Reforma u drejtuar nga gjenerali Dimitris Houpis, kreu i SHtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare greke, dhe pati si objektiv pozicione si gjeneral-lejtnant, gjeneral-major, nënadmiral dhe kundëradmiral. Dendias ka shtuar se forcat e armatosura greke “vuajnë nga një ekzagjerim në numrin e oficerëve të lartë”, çka bie ndesh me “Agenda 2030”, një dokument udhëzues i reformës.

Ushtria greke nuk mund të këtë më shumë oficerë të lartë sesa ushtria amerikane që është gjashtë herë më e madhe

ka shtuar ministri Dendias.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.